×
  • Lajme
  • Lajme

    Integrimi i Kosovës në NATO, Haradinaj: Është e rëndësishme që shtetet të jenë përgjegjëse dhe të veprojnë me llogaridhënie

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Forumin Global Pearson 2024. Ai tha se ka folur për procesin e shtetndërtimit dhe rëndësinë që ka përqafimi i vlerave perëndimore në arritjen e aspiratave tona për integrim euro-atlantik

    Haradinaj tha se liria ka ardhur si rezultat i një procesi të gjatë, teksa shtoi se Kosova është tregim i suksesshëm, suksesin e bënë edhe më madh mbështetja dhe partneriteti që vjen nga bota demokratike e udhëhequr nga Amerika.

    “Me ftesë të Universitetit të Chicagos, në Forumin Global Pearson 2024, pata rastin të ndaj historinë e Kosovës – nga lufta në shtetndërtim. Para shumë studiusve dhe vendimmarrësve të nivelit të lartë botëror dhe ekspertëve, paraqita vizionin tonë për një të ardhme të qëndrueshme. Fola për rëndësinë e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Theksova rrugën e Kosovës drejt lirisë e shtetndërtimit dhe rëndësinë që ka përqafimi i vlerave perëndimore në arritjen e aspiratave tona për integrim euro-atlantik. Liria erdhi si rezultat i një procesi të gjatë. Në vitet ’90, nisi rezistencën paqësore. Në vitet 1997-1999 filluam luftën çlirimtare dhe më pas, më 24 mars 1999, filluan sulmet ajrore të NATO-s, udhëhequr nga ShBA, të cilat çuan në liri dhe pavarësi. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë por ishte dhe vazhdon të jetë i qëndrueshëm. Kosova, është tregim i sukseshëm, suksesin e bënë edhe më madh mbështetja dhe partneriteti që vjen nga bota demokratike e udhëhequr nga Amerika.  Kosova pret me padurim të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO. Është e rëndësishme që shtetet të jenë përgjegjëse dhe të veprojnë me llogaridhënie”, tha ai.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Njohësit e fushës së ekonomisë, janë deklaruar për “Front Online”, duke thënë se është shqetësuese gjendja ekonomike në vend. Ish-kryetari i Odës...
    Lajme18 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës javë më parë pati deklaruar se papunësia në vend është veç 4%, një gjë e tillë nuk po del...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në Departamentin e Shtetit u mirëprit nga zëvendës...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Me synim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të qytetarëve si dhe parandalimit të dhunës në familje, Policia e Kosovës në Rajonin...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Gjermania nderoi të premten presidentin amerikan Joe Biden për kontributin e tij në marrëdhëniet transatlantike, përpara takimeve të tij me aleatët evropianë...
    Lajme18 Tetor 2024
    Në kuadër të projektit Mbështetja Ushtarake për Autoritetet Civile dhe vizitave në sektorët e infrastrukturës kritike, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së...
    Lajme18 Tetor 2024
    Më 24 tetor në Bruksel do të zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve nën ndërmjetësimin...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ushtarak nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe nga të FSK-së, janë trajnuar dhe certifikuar në Qendrën Ndërkombëtare të...
    Sport18 Tetor 2024
    Lista e lojtarëve më të shpejtë nga secili klub në Ligën Premier tashmë është zbuluar, me Micky Van de Ven dhe Erling...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.