×
  • Lajme
  • Lajme

    Institucionet shëndetësore publike dhe private të bashkëpunojnë në digjitalizimin e kujdesit shëndetësor

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Parandalimi i sëmundjeve dhe trajtimi efikas përmes teknologjisë digjitale janë thelbësore për një shoqëri të shëndetshme, veçanërisht në këtë kohë të pandemisë. Duke marrë parasysh këtë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar forumin virtual mbi kujdesin e shëndetësisë digjitale për të diskutuar më tej rëndësinë dhe mjedisin e sigurt të cilin e ofron kjo e fundit.

    Jeta Statovci, Deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës, theksoi se sistemi shëndetësor duhet të adaptohet me nevojat e pacientëve. Ajo më tej tha se ka pasur hapësirë të mjaftueshme për inkuadrimin e shëndetësisë digjitale në sistemin shëndetësor, mirëpo nuk është bërë edhe pse ka qenë shumë e nevojshme, veçanërisht në një gjendje të jashtëzakonshme, siç është kjo e pandemisë. Statovci tutje rekomandoi se shteti i Kosovës mund të implementoj një sistem informativ shëndetësor, si në vendet e tjera, e cila ka rezultuar efikas në këtë aspekt.

    “Kjo mungesë e digjitalizimi ka rezultuar në mungesën e historikut të të dhënave shëndetësore për secilin qytetar dhe kësisoj të dhënat shëndetësore të sektorit publik dhe privat duhet të centralizohen në mënyrë që pacienti të ketë një tretman më efikas” theksoi Statovci.

    Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Igli Larashi konsideroi të nevojshëm një bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat për sektorin e shëndetësisë. Sipas tij, këto të dhëna të pacientëve që do të digjitalizoheshin duhet përfshirë në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Larashi, për më tepër, rekomandoi se në mënyrë që në Kosovë të ketë një sistem të mirëfilltë digjital, Kosova duhet të përfitoj prej eksperiencës së mjekëve të huaj.

    Veç kësaj, sa i përket sistemit shëndetësor digjital, Armend Vokshi. Drejtor Menaxhues në Klinikën Amerikane, theksoi se Kosova nuk duhet ta kopjoj sistemin e vendeve të tjera, por duhet ta përshtat atë sipas nevojave të vendit. Vokshi, po ashtu, sugjeroi se qeveria duhet ta rrisë ndërgjegjësimin për shëndetësinë digjitale dhe të merret me implementimin e këtij sistemi. Më tej, ai bëri apel që të rritet procesi i monitorimit sa i përket zbatimit të ligjeve ekzistuese.

    Moderatori i këtij forumi, Dorjan Berishaj, bashkëthemelues i kompanisë softuerike Zombie Soup, vëri në pah dallimet mes sistemit shëndetësor në Kosovë dhe atë në vendet tjera me sistem të avancuar. Ai më tej theksoi dobitë që ka ofruar përkujdesja e shëndetit digjital në kursimin e buxheteve të shteteve në trajtimin e sëmundjeve kronike. Veç kësaj, Berishaj po ashtu theksoi ndikimin pozitiv të konsultave virtuale në trajtimin e personave me probleme psikike si rezultat i privatësisë që ofron kujdesi i shëndetësisë digjitale.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ka vdekur aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj nga Isniqi i Deçanit. Kështu ka bërë të ditur faqja “Fshati Isniq” në Facebook,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook është shprehur i bindur se mërgata do ta votojë Albin Kurtin me...
    Lajme13 Tetor 2024
    Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj, ka ironizuar me qeverinë lidhur me situatën e krijuar pas mungesës së furnizimit me ushqim për FSK-në. “Nëse...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet t’ia tregojë diasporës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull ose/dhe vranësira të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve....
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një 12-vjeçar ka vdekur në Tiranë, pasi i njëjti ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Policia e Shqipërisë ka bërë të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Detyrë parësore ka mbikëqyrjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, e një e tillë u bë edhe me emërimin e tij....
    Lajme13 Tetor 2024
    Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë kanë thënë se kanë telashe me mungesë të ujit. Disa banorë kanë thënë se ndërprerjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.