×
  • Lajme
  • Lajme

    Infokus e fiton betejën ligjore 5 vjeçare me biznesmenin Blerim Devollin

    FrontOnline
    18 Maj 2022

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë aktakuzën dhe ka nxjerrë të pafajshëm gazetarët e Gazetës Infokus, për rastin e raportimit për pasaportën malazeze të biznesmenit Blerim Devolli.

    Që nga viti 2018 dy gazetarët e këtij portali Shkelzen dhe Valdete Dakaj janë akuzuar për publikim të lajmeve të rreme ndaj biznesmenit të njohur, Blerim Devolli.

    Gazetarët ishin akuzuar pa bazë se kanë kryer veprën penale të lajmërimit ose kallëzimit të rremë në momentin kur e kanë publikuar lajmin se Blerim Devolli posedonte pasaportë të falsifikuar të Malit të Zi.

    Me pretendimet se biznesmenit nga Peja i është dëmtuar nderi dhe autoriteti, përmes dy faqeve përmbajtje dhe arsyetim, prokurori Remzush Latifi, kishte paraqitur në gjykatë aktakuzën e cila nuk ishte parë dhe dëgjuar deri më tani në sistemin e drejtësisë.

    Rrjedhimisht këtë të martë Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm ka nxjerrë Aktvendimin, ku hudhet poshtë aktakuza dhe pushohet procedura penale.

    “Hudhet poshtë aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë me numër… të datës 12.03.2018 dhe pushohet procedura penale kundër të pandehurve…”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të nxjerrë të martën më 17.05.2022.

    Kështu pas pesë viteve drejtësia e thotë fjalën e vet duke shpallë të pafajshëm Gazetën Infokus dhe Gazetarët Shkelzen dhe Valdete Dakaj.

      

    Sipas legjislacionit në fuqi publikimi i lajmeve të rreme në Kosovë trajtohet përmes Ligjit kundër shpifjes dhe fyerjes. Personat të cilëve iu dëmtohet imazhi nga artikujt e pavërtetë përmes këtij ligji i drejtohen gjykatës kompetente me kërkesën për konstatimin e shpifjes dhe kompensimit të dëmit.

    Mirëpo, përkundër ekzistimit të mekanizmave kundër shpifjes dhe fyerjes, prokurori Remzush Latifi kishte vendosur që penalisht t’i ndjek dy gazetarët duke i akuzuar për kallëzim të rremë.

    Vepra penale e kallëzimit të rremë të cilën prokurori e kishte përshkruar në aktakuzë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kryhet kur një person raporton rrejshëm në organet e hetuesisë së dikush ka kryer vepër penale.

    Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kishte reaguar pas aktakuzës së ngritur kundër gazetarit Shkelzen Dakaj dhe gazetares, Valdete Dakaj, të portalit Infokus, për “Lajmërim apo Kallëzim të Rremë”.

    “Prokurori Latifi në mënyrë të paprecedentë dhe në kundërshtim të hapur me Qëndrimin Parimor të Gjykatës Supreme ka pesë vite që zvarritë në procedura penale gazetarët e Infokusit. Ndjekja penale e gazetarëve në përpjekje për të mbrojtur imazhin e kujtdo është ndërhyrje e paarsyetuar në lirinë e medias, cenon rëndë lirinë e medias dhe krijon efekt frenues jo vetëm tek gazetarët në fjalë por edhe tek gazetarët tjerë”, thuhej në reagimin e AGK-së.

    Aktakuzën e kishin  vlerësuar të pabazë edhe njohës të sistemit të drejtësisë, juristë e gazetarë të tjerë.

    Më datë 9 mars 2018, prokurori Remzush Latifi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte ngritur aktakuzë kundër gazetarit Shkelzen Dakaj dhe gazetares Valdete Dakaj të portalit Infokus për “Lajmërim apo Kallëzim i Rremë” sipas nenit 390 të Kodit Penal. Prokurori Latifi pretendonte që portali Infokus “kishte publikuar informata të pavërteta se kinse biznismeni Blerim Devolli posedon pasaportë të falsifikuar të Malit të Zi”.

    Devolli ishte ankuar në prokurori për dëmtim të imazhit. Aktakuza përmend një seri shkrimesh të publikuara nga portali Infokus në periudhën kohore 23 dhjetor 2016 deri më 25 janar 2017.

    “Mbrojtja e reputacionit rregullohet me Ligjin Nr. 02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes. Shpifja është dekriminalizuar përfundimisht në Kosovë në vitin 2012 me Qëndrimin Parimor K.94/2012 të Gjykatës Supreme, sipas së cilit shpifja nuk mund të ndiqet penalisht. Po ashtu, neni 390 i Kodit Penal nuk ka të bëjë me publikime në media, por me deklaratat e dhëna tek personat zyrtarë, gjë që nuk kishte ndodhur në këtë situatë”, thuhej në reagimin e AGK.

    Prokurori Latifi në mënyrë të paprecedentë dhe në kundërshtim të hapur me Qëndrimin Parimor të Gjykatës Supreme për pesë vite kishte zvarritë në procedura penale gazetarët e Infokusit. Ndjekja penale e gazetarëve në përpjekje për të mbrojtur imazhin e kujtdo është ndërhyrje e paarsyetuar në lirinë e medias, cenon rëndë lirinë e tyre dhe krijon efekt frenues jo vetëm tek gazetarët në fjalë por edhe tek gazetarët tjerë.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës. Kështu ka bërë të...
    Lajme27 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë, shkruan Periskopi. Nga të dhënat e...
    Lajme27 Prill 2024
    Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka thënë se Brukseli ka stagnuar procesin e personava...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë, ku 27 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të tyre...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal thekson se presioni ndërkombëtar do të jetë i madh si për Kurtin ashtu edhe...
    Lajme27 Prill 2024
    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku dy persona dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me dokumente brenda një zyre. Rastin...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për DW ka thënë se është optimist që Kosova do të kalojë me sukses...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha për Front Online se kryeministri Albin Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka krijuar...
    Lajme27 Prill 2024
    Rreth 40 mijë përdorues të drogës konsiderohet se janë në Kosovë, prej tyre afër 10 mijë janë në kategorinë e përdoruesve problematikë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.