×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Inflacioni në Kosovë arrin në 7.1 %, vajrat u shtrenjtuan 34%

    FrontOnline
    16 Shkurt 2022

    Produktet e bukës, mishit, vajit ushqimor si dhe rryma u shtrenjtuan më së shumti brenda një viti në Kosovë.

    Kjo u konfirmua nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

    Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) thotë se çmimet e produkteve të konsumit u rritën për 7.1 për qind në muajin janar 2022, krahasuar me muajin janar 2021.

    “Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të bukës dhe drithërave me 14.9 për qind, mishi me 7.6 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 9 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 33.7 për qind, perimet me 11.7 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira me 9.2 për qind, kafja, çaji dhe kakao me 10.8 për qind, uji, pijet joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet me 2.7 për qind, duhani me 6.2 për qind, energjia elektrike me 12.3 për qind (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0.0061 centë më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike kundër COVID-19”, thekson raporti.

    Çmimi mesatar në euro për disa artikuj dhe shërbime, janar 2021 – janar 2022 | Burimi: ASK

    =Çmimi mesatar në euro për disa artikuj dhe shërbime, janar 2021 – janar 2022 | Burimi: ASK“Gazi me 19.8 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri me 12.7 për qind, pajisje shtëpiake me 5.6 për qind, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 2.7 për qind, produkte farmaceutike me 4.4 për qind, blerjet e automjeteve me 5.9 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 24.5 për qind, shërbimet e tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit me 9.9 për qind dhe shërbimet financiare me 3.4 për qind”, vijon ASK-ja.

    Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te pemët me 5.8 për qind dhe veshjet me 1.8 për qind, me një ndikim prej minus 0.2 për qind në IHÇK.

    “Front Online” ditë më parë publikoi një grafikë e cila shpjegonte ndër vite rritjen e inflacionit në Kosovë.

     

     

    Sa janë rritur pagat për tetë vite në Kosovë?

    Gjithmonë duke iu referuar Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ngritje ka shënuar edhe paga mesatare.

    E, kjo ngritje më së shumti është vërejtur në sektorin publik, derisa ai privat ka pasur një ngritje shumë të vogël.

    Ngritja e pagës neto për tetë vite në sektorin publik ka qenë 186€, në ndërmarrjet publike në 178€, dhe në sektorin privat vetëm 34€.

    Në grafikën e FrontOnline, mund të shihni ndër vite se sa është ngritur paga mesatare në sektorin publik dhe ne atë privat.

    Derisa në vitin 2021 inflacioni ka arritur në 6.7%.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paraparë që në vitin 2022 inflacioni të ketë ngritje në 3.6%, kurse në vitin 2023 në 2.6%.

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka pritur sot në një vizitë disa nxënës të ciklit të mesëm të ulët, të cilët kanë pasur rastin...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Bedri Hamza e ka filluar shpalosjen e programit të tij me zotimet për kategoritë që i kanë dhënë më së shumti Kosovës....
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në qeverinë e tij nuk do të ketë më pagesa të TVSH-së...
    Lajme16 Janar 2025
    Bedri Hamza do t’i investojë mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale dhe zhvillimore Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Mijëra qytetarë të Skenderajt sot i kanë dhënë mbështetje Bedri Hamzës për kryeministër. “Është nder të jem sonte këtu, në vendin e...
    Lajme16 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka nisur tubimin për zgjedhjet e 9 shkurtit në Skënderaj. Në këtë tubim po marrin pjesë një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.