×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierët e FSK përfundojnë misionin 30 ditor në ofrimin e shërbimeve në klinikat COVID të QKUK-së

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Dymbëdhjetë infermierë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar misionin e tyre 30 ditor në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët me COVID-19 në QKUK.

    Me rastin e përfundimit të këtij misioni, Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka falënderuar infermierët për punën, angazhimin dhe përkushtimin që kanë treguar për të ndihmuar pacientët e shtrirë në klinikat COVID.

    “ Imputet dhe komentet që kam marrë nga menaxher të klinikave janë inkurajuese për gatishmërinë, për përvojën dhe për aktivitetin e tyre që kanë treguar gjatë qëndrimit 1 mujor në klinika. Ka pasur përkushtim të jashtëzakonshëm për punë, dhe besoj se ka pasur hapësirë që krahas ofrimit të shërbimeve për pacientë të shkëmbejnë edhe përvojat e tyre me kolegët infermierë të këtyre klinikave , pasi këtu dihet se është shërbim i natyrës tjetër, është shërbim civil që dallon nga shërbimi ushtarak” përfundoi Krasniqi.

    Shkelzen Syla, drejtor i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (QMFSK), falënderoi infermierët e FSK-së, por edhe menaxhmentin e ShSKUK-së, për punën e shkëlqyer që kanë treguar gjatë këtyre ditëve.

    “ Ka qenë detyrë dhe obligim i ynë që të përkrahim institucionet civile në rastet e tilla ku situata epidemiologjike është veçantë, si është pandemia në tërë botën. Punën që keni bërë bashkë me kolegët e juaj për menaxhimin e kësaj pandemie, do të vazhdojmë me përkrahje, siç jemi përkrahur nga ShSKUK, do të vazhdojë bashkëpunimi si një trupë në shërbimin shëndetësore publik dhe do të menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme” theksoi drejtori Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Lindita Berisha, ud. drejtoreshë e Klinikës Infektive dhe Rukije Mehmeti, drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë, kanë treguar përvojat e tyre gjatë punës që ekipi i infermierëve të FSK-së, ka bërë në klinikat që ato menaxhojnë.

    Në shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin e treguar, ud. drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka ndarë mirënjohje për infermierët e FSK-së dhe drejtorin e Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    Në Klinikën e Hematologjisë në QKUK, pacientët që trajtohen për kancer në gjak, marrin terapi në një hapësirë të improvizuar, që shërbente...
    Lajme23 Nëntor 2024
    580.4 milionë euro është vlera e mallrave të importuara, e 87.3 milionë euro e atyrë te eksportuara, sipas të dhënave të Agjencisë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Moti sot parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull dhe ngrica...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Vip22 Nëntor 2024
    Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga opinionistja Olta...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.