India i ka raportuar 69,921 raste të reja të koronavirusit të hënën. Kjo është shifra më e lartë ditore në botë, por më e ulët se numri i shënuar një ditë më parë, që ishte rekord botëror.
Të dielën, India i raportoi 78,761 raste, duke e thyer rekordin e mëparshëm, që mbahej nga Shtetet e Bashkuara me 77,299 persona të konfirmuar si të infektuar me koronavirus për 24 orë.
Shteti me popullsinë e dytë më të madhe në botë i ka shënuar shifrat më të larta ditore të infektimeve që nga 7 gushti. Me gjithsej 3.69 milionë persona të infektuar, India po u afrohet shpejt Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, që kanë më së shumti raste në botë. Megjithatë, India ka shkallë më të ulët të vdekshmërisë.
Përpos infektimeve, gjatë 24 orëve të kaluara në Indi u regjistruan edhe 819 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 65,288, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Deri më tani, për koronavirus në këtë shtet janë testuar më shumë se 1 milion persona.