×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ilir Meta tërhiqet me forcë nga vetura pasi përpiqet t’i rezistojë pak arrestimit nga forcat speciale

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Janë publikuar pamje të reja nga momenti kur ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u arrestua në komunikacion, pak minuta para se të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë në Tiranë.

    Meta po udhëtonte me veturën e tij, kur agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me forcat speciale të policisë e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.

    Pamjet e reja të publikuara nga TV Klan tregojnë Metën që refuzon të dalë nga vetura, ndërsa forcat e policisë e tërheqin jashtë me forcë.

    Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).

    Pritet që ai të mbërrijë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

    Meta ka qenë president, kryeministër, ministër i Jashtëm, ndërsa kishte mbajtur edhe poste të tjera të larta shtetërore në Shqipëri.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur pas arrestimit të tij, ku ka thënë se ndihet krenar që është “rrëmbyer...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se në selinë e NATO-s në Bruksel, diskutuam mbi detyrat dhe prioritetet me fokus arritjen...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Më 29 tetor në Shqipëri do të ketë protestë sërish. Kjo u bë e ditur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha,...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo sonte ka takuar Kongresistin...
    Sport21 Tetor 2024
    Neymar ka hyrë në fushë për herë të parë që nga një dëmtim i rëndë vitin e kaluar.  Braziliani kishte kaluar 370...
    Lajme21 Tetor 2024
    Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet me të paktën tri automjete të përfshira. Daut Hoxha, zëdhënës...
    Lajme21 Tetor 2024
    Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës,...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se në selinë e NATO-s në Bruksel, diskutuam mbi detyrat dhe prioritetet me fokus arritjen...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka treguar detaje nga takimi i tij me komandanten supreme të FSK-së, Presidenten Vjosa Osmani. Në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.