Ilir Daja i ka dhënë fund aventurës pothuajse tre vjeçare në drejtimin e Ballkanit, një periudhë e lavdishme e klubit.
Trajneri tiranas që fitoi tre tituj kampioni, një Kupë dhe një Superkupë të Kosovës është larguar përfundimisht nga klubi.
Pas ndeshjes me Malishevën, ku Ballkani pësoi humbje me rezultat 3-2 , Ilir Daja është përshëndetur me lojtarët e tij, lajm që konfirmohet nga drejtues të klubit për Telegrafin.
Ai pritet të vazhdojë karrierën te Dinamo Tirana, klub me të cilin ka qenë i lidhur së fundmi.
Në orët në vijim klubi suharekas pritet të dal me komunikatë zyrtare. /Telegrafi/