Institu Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka shpërndarë një video sensibilizuese në rrjetin social Facebook për diskrimin që mund t’iu bëhet personave të infektuar me Covid, shkruan FrontOnline.
Aty bëhet e ditur se në rast të diskrimit apo paragjykimit, personat e infektuar me Covid-19 rastin mund ta raportojnë pranë Avoktit të Popullit.
“Askush nuk është i sigurt nga virusi pavarsisht prejardhjes, racës, etnisë apo statusit ekonomik. Të gjithë jemi të rrezikuar. Ne duhet t’i ofrojmë njëri-tjetrit dashni dhe kujdes duke ndjekur rregullat. Stigma dhe diskriminimi mund të bëjë që qytetarët të mos kërkojnë shërbim mjekësor, të fshehin infektimin apo të mos i përfillin rregullat. Nëse ndjeheni të diskriminuar si pasojë që keni qenë apo jeni të infektuar me Covid-19 raportojeni rastin pranë avokatit të Popullit” thuhet në videon e IKSHPS-së.