×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK del me rekomandime pas rastit të parë me virusin e Nilit në Kosovë

    FrontOnline
    08 Gusht 2024

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar këtë të mërkurë se është konfirmuar rasti i parë i infeksionit me virusin e Nilit në vend.

    Sipas njoftimit të IKSHPK-së, pacienti kishte qëndruar fillimisht në Shëngjin dhe më pas në Ulqin, ndërsa simptomat e para janë shfaqur pas kthimit nga Ulqini.

    Aktualisht, pacienti po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Instituti Kombëtar iu bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj mushkonjave, pasi ato janë bartëse kryesore të virusit.

    Gjithashtu, përmes disa fotografive të publikuara, IKSHPK ka ofruar informacione të rëndësishme për virusin e Nilit Perëndimor, përhapjen e tij, simptomat, mënyrat e parandalimit, diagnostikimin dhe trajtimin.

    Simptomat:

    80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma fare.

    20% e rasteve shfaqin simptoma të lehta deri mesatare, të ngjashme me gripin, si:

    Ethe;

    Dhimbje koke;

    Lodhje;

    Dhimbje trupi;

    Dhimbje të kyçeve;

    Vjellje;

    Dhimbje në sy;

    Rrash (skuqje e lëkurës);

    Rreth 1% e rasteve zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, që mund të përfshijnë:

    Encefalit (inflamacion i trurit);

    Meningjit (inflamacion i membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore);

    Paralizë;

    Disa raste mund të jenë fatale, sidomos tek personat e moshuar apo ata me sistem imunitar të dobësuar.

    Parandalimi i sëmundjes përfshin shmangien e pickimeve nga mushkonjat përmes përdorimit të repelentëve, mbajtjes së rrobave mbrojtëse dhe eliminimit të vendeve ku mushkonjat mund të shumohen (ujëra të ndenjur).

    Ethet e Nilit Perëndimor janë të zakonshme në rajone të ndryshme të botës, përfshirë Afrikën, Evropën, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    KEDS-i sot po bën aksione intensive në përcjellje edhe të Policisë së Kosovës kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Në aksionin e e...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo...
    Lajme15 Janar 2025
    Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, është mbajtur ceremonia përkujtimore në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani...
    Sport15 Janar 2025
    Interi sonte luan ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së. Atyre po u ecën vaj në kampionat ku...
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...
    Vip15 Janar 2025
    Me plot energji ka nisur sot ditën Gresa. Ajo madje u ngazëllye edhe me shijen e Vëllait të Madh, ndërsa u zgjodhi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.