×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Shteti vazhdon t’i përjashtojë pensionistët duke mos i harmonizuar pensionet e me koston e jetesës siç ua garanton ligji

    FrontOnline
    24 Maj 2024

    Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se qeveria ka dështuar të përllogarisë koston e jetesës së mijëra pensionistëve në mënyrë që t’i rrisë pensionet dhe t’i përshtatë ato edhe me inflacionin.

    IKD, tha se ky mosharmonizim përbën shkelje të të drejtave të qindra mijëra pensionistëve dhe dështim për t’i mbrojtur të drejtat që ua garanton ligji.

    “Qytetarët e Kosovës, të cilët i kanë mbushur 65 vite jetë, pavarësisht nga historia e tyre e punësimit gëzojnë të drejtën e pensionit bazë, politikë pensionale e cila ishte vendosur si masë për zbutjen e varfërisë. Por, përkundër qëllimit të kësaj mase, si mjet jetik në luftën kundër varfërisë dhe mbrojtjes sociale të qytetarëve që kanë mbushur moshën e pensionit, ky qëllim nuk është përmbushur asnjëherë”.

    “Shuma e përcaktuar ndër vite ka qenë e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet minimale të përfituesve. Për më tepër, institucionet e Kosovës, respektivisht Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) për vitet e mëhershme, tani Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) nuk kanë ndërmarrë hapa adekuatë dhe nuk kanë zbatuar legjislacionin në fuqi për caktimin e lartësisë së pensionit”.

    “Sipas Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, MFPT e ka për obligim që për secilin fundvit, t’i propozojë Qeverisë së Kosovës lartësinë e pensionit për vitin e ardhshëm, në pajtim me koston e jetesës dhe inflacionit. Në këtë kuptim, pensionet duhet të harmonizohen me koston e jetesës duke rritur shumën e pensionit që duhet paguar me të njëjtën përqindje bazuar në Indeksin e Kostos së jetesës të vitit paraprak”.

    “Përkundër që është obligim ligjor, MFPT dhe Qeveria e Kosovës nuk propozuan dhe nuk morën vendim në pajtim me Ligjin për Skemat Pensionale të financuara nga Shteti dhe në pajtim me Ligjin mbi Metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensionit bazë në Kosovë dhe caktimin e datës për sigurimin e pensioneve bazë”.

    “IKD, shpreh shqetësimin e thellë për moszbatimin e dy ligjeve themelore të cilat kanë në mbrojtje afërsisht 147 mijë pensionistë të Kosovës, të cilët mund të jenë në kufirin e varfërisë për shkak të mosveprimit të shtetit”.

    Istituti i Kosovës për Drejtësi, kërkoi nga MFPT dhe qeveria që të nisë së zbatuari të dy ligjet, ndërsa shtoi se nëse kjo nuk bëhet do t’i shfrytëzojnë të gjitha procedurat ligjore që kjo çështje të adresohet.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme16 Qershor 2024
    Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në njoftimin e familjes thuhet se për...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi edhe këtë Kurban Bajram ka bërë ecjen e tij të zakonshme rrugëve të qytetit pas...
    Lajme16 Qershor 2024
    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka uruar besimtarët musliman me rastin e festës së Kurban Bajramit. Përmes faqes zyrtare...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën (sot) që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë baza për çdo marrëveshje paqeje për t’i...
    Sport16 Qershor 2024
    Shqipëria është rikthyer sot në stërvitje, me përzgjedhësin Sylvinho që ndau grupin e kuqezinjve në dy pjesë. Lojtarët që u aktivizuan si...
    Lajme16 Qershor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër ku morën pjesë...
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz beson se një mandat i dytë për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nda partia...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ai ka uruar besimtarët myslimanë për një festë të begatshme dhe...
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar nga përplasja e një automjeti me një autobus në Ksanthi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.