×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve ishte kryesisht meritor, probleme pati në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Apelit

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2024

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) – Departamentit të Shtetit Amerikan, si dhe National Endoëment for Democracy (NED) ka publikuar raportin “Përzgjedhja e Kryeprokurorëve-Raport i monitorimit të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorëve të Prokurorisë se Apelit dhe Kryeprokurorit të pesë (5) Prokurorive Themelore”.

    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka monitoruar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorëve të Prokurorisë së Apelit dhe pesë Prokurorive Themelore (Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj). Bazuar në gjetjet e monitorimit të IKD, ky proces vlerësohet si proces kryesisht i drejtë dhe meritor, me përjashtim të procesit të Prokurorisë së Apelit ku u evidentuan një numër më i madh i problemeve.

    Raporti thekson se sa i përket proceseve të përzgjedhjes së kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore, IKD gjeti se procesi ishte përgjithësisht i drejtë, meritor dhe transparent.

    “Panelet vlerësuese aplikuan një qasje të barabartë ndaj kandidatëve dhe dallimet në poentime ishin brenda kufijve të vlerësimit të lirë”.

    Në lidhje me këto, gjetjet e raportit të IKD-së “vlerësojnë si problematike arsyetimin duke u referuar në performancën e kandidatëve”.

    “Në disa raste, poentimi dhe arsyetimet e dhëna nga anëtarët e paneleve vlerësuese përfshinin vlerësimet e performancës së kaluar të kandidatëve, edhe pse këto janë kritere formale për t’u pranuar në garë dhe jo për të ndikuar në vlerësimin e kritereve për përzgjedhje të Kryeprokurorëve”, thekson raporti.

    Sipas gjetjeve të IKD-së, përdorimi i këtij kriteri paraqet vlerësim të dyfishtë derisa mosaplikimi i këtij arsyetimi tek të gjithë kandidatët paraqet një lloj pabarazie. Për këtë arsye, IKD në raport vlerëson se aplikimi i këtij kriteri duhet të shmanget në të ardhmen.

    Sa i përket procesit për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, IKD tha se ka evidentuar disa probleme.

    Fillimisht, IKD ka evidentuar “diskrepancë të theksuar në vlerësimin e kandidatëve nga anëtarët e panelit vlerësues, ku për të njëjtin kandidat, pikët për të njëjtat kritere ndryshonin ndjeshëm”.

    “Kjo krijoi perceptimin e preferencave personale të anëtarëve të panelit në raport me kandidatët për kryeprokurorë të Prokurorisë së Apelit. Tutje, sa i përket këtij procesi, IKD evidentoi se në një rast, njërit prej kandidatëve nuk iu parashtrua një pyetje e cila i ishte parashtruar të gjithë kandidatëve të tjerë. Derisa në një rast tjetër, në bazë të monitorimit, IKD vlerëson se një pyetje nuk ishte mjaftueshëm e qartë”, thuhet në raport.

    Sipas raportit, procesi ishte përgjithësisht transparent, me përfshirjen e monitoruesve të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

    “Megjithatë, panelet vlerësuese nuk siguruan qasje të plotë në arsyetimin e poentimit të dhënë, duke ofruar këto dokumente vetëm në shikim”.

    Raportin gjen se sa i përket barazisë gjinore, pjesëmarrja e grave ishte shumë e ulët, ku nga 15 kandidatë, 5 prej tyre ishin gra dhe 10 ishin burra.

    “Nga gjithsej gjashtë (6) prokurori, vetëm në dy (2) prej tyre pati kandidate gra derisa në katër (4) prokurori të tjera gara zhvillohej në mes të burrave”.

    IKD në raport rekomandon që në të ardhmen, KPK duhet ta adresojë këtë situatë në kuptim të nenit 4 të Ligjit për Barazi Gjinore.

    Përfundimisht, raporti nga monitorimi i  IKD-së gjen se procesi ka qenë kryesisht meritor dhe transparent për shumicën e pozitave, me disa probleme më të theksuara në procesin për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit./

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Komuna e Junikut ka njoftuar se është përfituese e grantit të përformancës komunale me vlerë prej 85,553.78 euro. Sipas njoftimi nga faqja...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të parë në mungesë për krime të luftës, ku...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Në një treg të ngopur, Petrol Company ka arritur të bëhet një nga emrat më të besuar në industrinë e derivateve. Ajo që e...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Telekomi i Kosovës, ka reaguar për shkrimin me titull “Sot u vendos nga Murati në krye të inteligjencës financiare, por Rraci e...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka konfirmuar se dhe shteti shqiptar është prekur nga “Murtaja Afrikane e Derrave”. Sipas...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka treguar sot “dorën e hekurt” me një vendim të marrë rreth Llapit dhe kryetrajnerit të tij,...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se sot e ka përfunduar mandatin e tij si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Në një...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Klubi mbretëror, Real Madridi thuhet se është i bindur se do të arrijë marrëveshje gjatë janarit me yllin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold....
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Pas përfundimit dhe inaugurimit të sporteleve në Radiologji dhe në Biokimi në pjesën e parë të muajit dhjetor, sot kryeministri i Republikës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.