×
  • Lajme
  • Lajme

    Ibrahimi: Tatimi në pronë për bizneset, ne ia hapëm sytë Qeverisë

    FrontOnline
    03 Nëntor 2024

    Lidhur me vendimin për shtyrjen e zbatimit  të  normës tatimore progresive për prona komerciale është deklaruar për FrontOnline ,Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

    Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, vlerësoi vendimin e Ministrisë së Financave për të shtyrë zbatimin e normës tatimore progresive për pronat komerciale si një rezultat të presionit nga Komunat.

    ‘’ Ky ishte rezultat i presionit të komunave, pra i Asosacionit të Komunave të Kosovës, ku ne ia hapëm sytë qeverisë ë Republikës së Kosovës e çka do të mund të ndodhë vitin e ardhshëm me tatimin në pronë’’, tha Ibrahimi për FrontOnline.

    Ai theksoi se ky  vendim parandalon një rritje të madhe të tatimit në pronë, e cila do të kishte pasoja të rënda për pronarët dhe qytetarët.

    ‘’ Do të ishte një ngritje enorme e tatimit në pronë po të ndodhte ajo se çfarë është planifikuar me ligj dhe do të ndikonte keq për bizneset e qytetarët’’, tha Ibrahimi.

    Ibrahimi shprehu shpresën se Qeveria do të reflektojë dhe do të ndryshojë ligjin, duke marrë parasysh ngarkesën që tashmë po përballojnë qytetarët me tatimin në pronë dhe faturat që kanë pranuar këtë vit.

    ‘’ Po shpresojmë që niveli qendror duhet të reflektojë dhe të ndryshoj këtë ligj sepse edhe qytetarët janë të mbi ngarkuar me tatimin në pronë me fatura të cilat  i kanë pranuar këtë vit’’, përfundoi Ibrahimi.

    Tërheqja e Muratit/ Ligji për Tatimin në Pronë do t’i dëmtonte bizneset dhe konsumatorët, të ndryshohet plotësisht

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me ç’rast theksoi se përfaqësimi ndërkombëtar...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistë u shpreh i bindur se ndryshimi politik do të ndodh më 8...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës arrestoi dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, pasi dyshohet se...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Idriz Vehapi kandidat për deputet në Kuvendin Kosovës nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Përmes një shkrimi në...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës....
    Vip26 Dhjetor 2024
    Drenusha nuk e ka lë Gjestin që të fle. Ajo i shkoi atij te shtrati me tigan në dorë, duke i kërcitur....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi studentë bursistë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.