×
  • Tenderët
  • Tenderët

    “Ibër Lepencit” i kërkohet t’i ndryshojë kriteret në tenderin 50 mijë eurosh

    FrontOnline
    21 Shkurt 2020

    Kompania “PBC” nga Prishtina përmes Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) po kërkon ndryshimin e kritereve në tenderin “Furnizimi dhe instalimi i softuerit sistemi ERP” të shpallur nga Ndërmarrja “Ibër Lepenc”. Të drejtë për ndryshimin e kritereve kompanisë i ka dhënë edhe eksperti i angazhuar nga OSHP-ja, por në anën tjetër përfaqësues të Autoritetit Kontraktues kanë kundërshtuar raportin e ekspertit, por edhe kërkesën e kompanisë në fjalë, raporton “Front Online”.

     Granit Vokshi i autorizuar nga kompania “PBC” në seancën e OSHP-së të cilën e ka monitoruar “Front Online” ka thënë se kompania pajtohet me ekspertizën e ekspertit shqyrtues. “Operatori Ekonomik (OE) ankues e ka pranuar raportin e ekspertit dhe e mbështet në tërësi, ashtu siç kemi artikuluar në ankesë Autoriteti Kontraktues ka vepruar në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 7. Shkelja konsiston nëpërmjet kërkesave të paraqitura tek kapaciteti teknik dhe profesional Autoriteti Kontraktues nuk ka marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e masave që paraqesin diskriminim për OE ankues, kjo pasi që janë hartuar kërkesa që janë të orientuara në një profil specifik duke pamundësuar profile ekuivalente e që janë të përshtatshme për natyrën e këtij aktiviteti. Kjo rrethanë ka pasur për pasojë reduktimin e konkurrencës në mes të OE-ve ashtu qe ka pasur efekt diskriminues për OE ankues dhe ka pasur efekt priveligjues për një apo me shume OE te tjerë” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Ai më tutje ka thënë se përveç shkeljes të nenit 7 paragrafi 2, Autoriteti Kontraktues ka vepruar në kundërshtim me nenin 28 paragrafi 2 i Ligjit për Prokurim Publik, i cili nen e ndalon Autoriteti që të hartoj specifikime që e favorizojnë ose diskriminojnë një apo me shume OE.

    “Në rastin në fjalë diskriminimi qëndron tek kërkesa tek kapaciteti profesional ku kërkohet menaxheri i projekteve të ketë diplomë Universitare në kontabilitet dhe financa ashtu siç e kanë konstatuar Ekspertet Shqyrtues kjo kërkesë nuk shfaqe ndonjë kompetencë shtesë për menaxhim të projekteve të sistemeve të informacioneve e si e tillë nuk duhet te limitohet vetëm në ketë fushë veprim. Për me tepër në Dosje të Tenderit ka një  mos përputhje dhe mos koordinim të kërkesave dhe dëshmive përkatësisht tek pjesa ”Kërkesat mbi mundësitë teknike dhe profesionale” nga se ne mënyrën siç janë artikuluar ato mund te shkaktojnë paqartësi ne plotësim te ofertës dhe hapësirë për keqkuptim dhe gabime Administrative, edhe ky Pretendim ankimor i OE ankues është e gjetur si e bazuar ne raportin e Ekspertizës” ka thënë më tutje ai, raporton “Front Online”.

    Në anën tjetër, Ferki Hadja nga “Ibër Lepenc” ka thënë se ai nuk pajtohet me vlerësimin e ekspertit shqyrtues. Eksperti në bazë të ankueses ka dhënë 3 konstatime. Pretendimet ne konstatimin 1 ka te bëjë me çështje teknike me procedurën e pezullimit të procedurës së prokurimit, konstatojmë se Eksperti Shqyrtues nuk e trajtuar drejt këtë pretendim duke i dhënë OE ankues se ka shkelje ligjore të nenit 108/A të LPP-së. “Me këtë rast Eksperti Shqyrtues nuk e ka konsultuar legjislacionin sekondar përkatësisht Formularin 03 të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, i cili ka të bëjë me rregullat e kërkesës për rishqyrtim. Në ketë formular që është plotësim dhe sqarim i nenit 108/A decidivisht është e përcaktuar se ne nenin 8 ne rast te kërkesë për rishqyrtim Autoriteti Kontraktues në rastet ku nxjerr një vendim refuzues e vazhdon procedurën e prokurimit. OE ka bërë kërkesë më datën 16, ndërsa Autoriteti Kontraktues e ka kthyer vendimin refuzues më datën 17, me këtë rast edhe zgjedhja teknike ne sistemin elektronik deri me një sqarim të datës 28 Janar është në përgjigje që të ngarkohet në modulin për rishqyrtim dhe ne si Autoritet e kemi vendos po aty përgjigjen” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Hadja më tutje ka thënë se efekt të pezullimit automatik sistemi elektronik nuk ka në këtë fazë, sepse sipas tij është e precizuar që kërkesa për rishqyrtim të mbërri 5 dit para afatit te hapjes, dhe sipas tij EO-se i mbetet mjaftë kohë të bëjë ankese dhe tek kur vjen ankesa domosdo behet pezullimi i aktivitetit.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i OE-së kërkojë  që OSHP te aprovoj ankesën e OE ankues si te bazuar dhe te veproj sipas nenit 105 paragrafi 2. “Pika 11 ashtu qe t’i jap urdhër AK që të mënjanoj specifikimet diskriminuese teknike ashtu siç kanë identifikuar saktë edhe Ekspertet ne raportin e tyre” tha ai.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi  Autoritetit Kontraktues kërkojë nga Paneli Shqyrtues të hedhe poshtë ankesën e OE ankues, sepse këto sipas tij të gjitha këto informacione i ka pasur të ditura në kërkesën për info shtesë.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

    / Front Online /

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2025
    Deputetja e Kuvendit të Koosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka raportuar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e...
    Lajme24 Prill 2025
    Lëvizja Vetëvendosje as në seancën e nesërme nuk do të zmbrapset nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, kështu bëri...
    Lajme24 Prill 2025
    Më shumë se 236 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e tërmetit me magnitude 6.2 të shkallës Rihter që goditi mesditën...
    Lajme24 Prill 2025
    Kosova, gati 3 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, nuk po arrin të konstituojë Kuvendin, rrjedhimisht as formimin e qeverisë. Kjo çështje u...
    Lajme24 Prill 2025
    Vetëm disa ditë pas hapjes me pompozitet dhe prezantimit si një nga klinikat më moderne për transplant flokësh në vend, “Care &...
    Sport24 Prill 2025
    Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Pasi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.