Një person nga Prizreni është arrestuar, pasi që i njëjti për shkak se i është bërë shkyçja e rrymës, kishte shkuar në zyrën e KEDS-it dhe kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar).
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FrontOnline/