Starleta e famshme amerikane dhe motra e vogël e Kim Kardashian, Khloe, mbeti në shokuar kur u shfaq fotoja e saj pa grim dhe pa ndërhyrje me fotoshop. Khloe Kardashian 36-vjeçe, u befasua për të keq kur imazhi i saj me bikini filloi të përhapet në rrjetet sociale gjatë pushimeve të Pashkëve.
Në foto, ajo ka veshur një bikini miniaturë me ngjyra leopardi, flokët i ka të lidhura në bisht, nuk ka asnjë grim në fytyrë, ndërsa beli i saj duket pak më i gjerë dhe gjinjtë nuk janë aq të harlisur sa në fotografitë e tjera. Fotoja u postua gabimisht nga ndihmësja e saj, prandaj ekipi i starletës është munduar të fshij të gjitha gjurmët e kësaj fotoje. Ata kanë raportuar të gjithë ata që e kanë publikuar këtë foto, duke i akuzuar për shkelje të drejtës së autorit, ndërsa asistenten e ka kërcënuar me gjyq.
“Fotoja në fjalë është bërë gjatë një tubimi familjar privat, dhe asistentja gabimisht e postoi atë në rrjetet sociale. Khloe duket bukur, por ajo zotëron të drejtat e autorit dhe thjesht nuk dëshiron që një video të qarkullojë në internet që as që synohej të lëshohej”, tha Tracy Romulus, shefe e marketingut për markën KKW. Khloe është në një lidhje me basketbollistin Tristan Thompson, 30 vjeç, dhe ajo nuk do t’i mbajë mend këto pushime për mirë, edhe pse i kaloi në pronën luksoze të nënës së saj Kris Jenner, në Kaliforni./FrontOnline/