Dy persona janë arrestuar pasditen e së hënës në Prizren pasiqë të njëjtit kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë e një personi tjetër.
Sipas forcave të rendit, vlera e dëmit raportohet të jetë e lartë.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikator si dhe një automjet.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.