×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    I vihet flaka polices, protestuesit merren zvarrë, krejt kjo kundër presidentit miliarder

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Protestuesit vazhdojnë të dalin në rrugë kundër Qeverisë në Kili, ndërkohë që ushtria ka nisur të marrë masa të ashpra për t’i ndaluar.

    Pak kohë më parë, 1.2 milionë persona dolën për të protestuar në rrugët e Santiagos, kryeqyteti i Kilit, kundër presidentit miliarder, Sebastian Pinjera, që drejton Qeverinë e krahut të djathtë.

    Ky është marshimi më i madh në Kili që nga koha e Pinoçetit. Qindra mijëra dolën në rrugë edhe në qytete të tjera, duke paralizuar lëvizjet.

    Protesta nisi me studentët, të cilët dolën në rrugë një javë më parë pasi u rrit papritur çmimi i transportit publik.

    Qeveria u përgjigj shumë ashpër ndaj manifestimeve, gjë që rriti zemërimin e sindikatave, të cilët filluan grevat dhe lëvizjet shoqërore kundër Qeverisë, kundër rritjes së kostos së jetesës, pabarazisë dhe korrupsionit.

    Pinjera u përgjigj sërish me ashpërsi, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke vendosur shtetrrethime, si edhe duke shprehur në deklarata se vendi ishte në luftë.

    Ushtria u urdhërua të merrte përsipër mbrojtjen e institucioneve dhe tanket dolën në rrugë për herë të parë që nga koha e diktaturës. Deri tani ka pasur 18 të vdekur, qindra të plagosur e më shumë se 7.000 të arrestuar.

    Pasi pa reagimin masiv nga populli, Pinjera deklaroi të enjten se e kishte kuptuar shumë qartë mesazhin e njerëzve dhe se kërkonte falje. Ai propozoi të zhbënte rritjen e çmimit të energjisë dhe premtoi reforma për ta ngritur pagën minimale në 480 dollarë në muaj./Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatitet intensivisht. Këtë...
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur te zhvillimi i...
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Udhëheqësi liberal Mark Carney u thotë kanadezëve se Kanadaja vendos “çfarë ndodh këtu”, në atë që duket të jetë një referencë për...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.