×
  • Lajme
  • Lajme

    “I thashë ruju, më tha që s’ka frikë”, vëllai i Afrim Bunjakut tregon telefonatën e fundit me të

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Muj Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ka treguar telefonatën e fundit që pati me vëllain e tij para se të vritej në sulmin terrorist më 24 shtator të vitit të kaluar.

    Ai thotë se e kishte porositur që të ruhej meqë situata s’ishte e mirë, por se Afrimi i ishte përgjigjur se s’kishte frikë.

    “Kemi folë nja gjysmë ore dhe i thashë ruju, sikur kur ta tregon Zoti, i thashë ruju se nuk është situata e mirë. Ai tha “jo se nuk frikësohem se është tokë e jona. Asnjë pikë frikë s’e kam”. Duhet ta çojmë në fund amanetin e Afrimit dhe ruajmë çdo milimetër të Kosovës”, tha Bunjaku në Klan Kosova.

    Ai ka treguar edhe për atë se si po e përjeton familja e tij mungesën e Afrimit, duke shtuar se ai që e përmend më shumë është djali i tij i vogël,

    “Vajza e tij, është në Gjermani, ndërsa shoqja [bashkëshortja] është me djemtë në Kosovë. Djali i madh është i punësuar, djali i vogël shkon në shkollë. Është shumë e vështirë se djali i vogël, 11 vjeç, e përmend shpesh. Ka qenë shumë i lidhur dhe Afrimi e ka dashtë shumë”.

    Muj Bunjaku thotë se si familje e ndiejnë dhimbjen, por edhe krenarinë për veprën e Afrimit, ndërsa tregoi se familja e tij ka shumë mbështetje, qoftë nga institucionet, qoftë nga vetë populli.

    “Ka qenë një vit shumë i vështirë, por jemi krenarë. Përkrahja është e madhe, duke filluar nga institucionet, popullata, Shqipëria, deri në Australi të largët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, nga të gjitha anët dhe kjo po na mban shumë, përkrahja është e madhe edhe krenaria është e madhe. Afrimi nuk ishte vetëm djali ynë, por i krejt kombit shqiptar”.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Në shënimin e njëvjetorit të rënies së policit, Afrim Bunjaku, i vrarë gjatë agresionit në Banjskë, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca...
    Lajme24 Shtator 2024
    anë sekuestruar tri armë zjarri në Llapashticë të Poshtme të Podujevës. Në njoftimin e policisë thuhet se një person, tashmë i dyshuar,...
    Lajme24 Shtator 2024
    Albana Bytyqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  në një prononcim për Front Online demantoi  qeverinë për pretendimet e rritjes ekonomike, duke...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Të hënën në Bjeshkët e Grejkocit një person ka raportuar që disa persona të panjohur i kanë vjedhur anësoret e rrugës. “Ankuesi mashkull...
    Lajme24 Shtator 2024
    Të hënën në fshatin Botush të Gjakovës një fermer ka raportuar që në rrethana të panjohura i janë djegur dy mijë e...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kritikoi qeverinë “Kurti” për manipulimin e statistikave të ekonomisë. Ai  theksoi se shifrat e...
    Lajme24 Shtator 2024
    Një zyrtar i Postës së Kosovës në Fushë Kosova ka raportuar në polici se persona të panjohuar kanë depërtuar brenda objektit dhe...
    Kronika24 Shtator 2024
    Një i mitur është therur me thikë dje në Prishtinë Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar që është dërguar në...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur në Berat, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar. Policia ka bërë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.