Një i ri nga Prishtina, të dielën rreth orës 16:00 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet në lidhje me rastin ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes, por hetuesit e policisë po punojnë intenzivisht për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.