×
  • Tenderët
  • Tenderët

    I refuzohet oferta, pasi që tejkaloi buxhetin për 80 euro

    FrontOnline
    20 Janar 2020

    Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) në tenderin “Servisimi dhe mirëmbajtja me pjesë rezerve për Gjeneratorë dhe Sistemin Elektronik të AKKVP-së” me  numër prokurimi: 329-19-8406-2-3-6 ka refuzuar ankesën e Operatorit Ekonomik (OE) “AS Tech”, pasi që oferta e kësaj kompanie sipas zyrtarit të prokurimit të këtij Institucioni ka tejkaluar buxhetin e paraparë prej 80 euro. Por, në anën tjetër përfaqësues të Operatorit Ekonomik e thonë se totali i ofertës është nën buxhetin e paraparë të autoritetit, raporton “Front Online”.

     Dukagjin Ramadani nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) gjatë seancës të cilën e ka monitoruar “Front Online” ka thënë se si Autoriteti Kontraktues (AK) kanë konstatuar se ka pasur një kapërcim profesional nga ana e Eksperti Shqyrtues (ESH). “Totali krahasues i tenderit nuk ka qenë totali i kontratës, kjo ka qenë e ndare ne katër pjesë: Servisimi i gjenartorit, servisimi i rregullt, lista për pjesë rezervë puna e dorës dhe shërbime te tjera. Vlera ka qen 9010 euro. Nëse e lidhim kontratën sipas raportit të ekspertit atëherë kjo kurrë nuk mund të realizohet. P.sh. Nëse një siguresë e shpenzojmë, atëherë siguresën e dytë nuk mund te shfrytëzojmë. Për listën për pjese rezerve ka qenë 2500 euro për pune dore 3500 euro dhe  mirëmbajtje 1500 euro. Ne rastin konkret Oferta e OE- ankues e ka tejkaluar buxhetin e Autoritetit Kontraktues e ka dhënë për servisim te rregullt, AK sipas ligjit i jep të drejt të refuzoj një ofertë qe kalon buxhetin e Autoritetit Kontraktues” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Gjatë prezantimit në seancë Ekspertja Shqyrtuese Abetare Prebreza në seancën e OSHP-së ka thënë se vlera e ofertës se OE ankues nuk e tejkalon vlerën e parashikuar. Qëndroj mbrapa ekspertizës se dhënë te datës 06.01.2020”ka thënë ajo.

    Afrim Sadiku, përfaqësues i OE ankues ka thënë se vlera e ofertës së kompanisë së tij është 7799 euro e jo 9090 euro siç pretendon Autoriteti Kontraktues. Ai në fjalën e tij përfundimtare në seancën e OSHP-së kërkoi nga Paneli Shqyrtues të aprovoj ankesën si të bazuar dhe lënda të kthehet në rivlerësim, raporton “Front Online”.

    Deri sa në anën tjetër në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i AK-së kërkojë nga Paneli Shqyrtues të hedhet poshtë ankesa e OE ankues si e pa bazuar dhe te mbetet ne fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimi / Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.