Një person dje ka vdekur në komunën e Prishtinës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, atij i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe në QKUK ka ndërruar jetë.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Prishtinë 16.03.2021-01:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ishte dërguar nga familjarët e tij në QKUK, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.