Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka konfirmuar se i mituri që u përplas nga një ngasës me veturë në Pejë, është duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve të rënda.
Këtë për klankosova e bëri të ditur specialisti i Mjekësisë Emergjente, Agron Çitaku.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje, për arsyen siç specifikoi derisa të përfundojë trajtimi i tërësishëm ndaj të miturit.
Kujtojmë se nga përplasja me veturë, veç tij, mbeti i lënduar edhe një tjetër fëmijë i moshës së mitur.
Dy fëmijë goditen nga një veturë, dërgohen në Spitalin e Pejës