Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar raste të pazakonta kur të infektuarit me koronavirus janë larguar nga Klinika Infektive.
Një i tillë, sipas ministrit ka ndodhur me një pacient nga Vushtrria.
“Kemi paralajmëruar Vushtrrinë se një person ka ikur nga Klinika dhe më pas ka shkuar në festë në familjen e tij të madhe. Normalisht se ka qenë i pritshëm infeksioni ku edhe më pas është rritur numri”, pohoi Zemaj në RTV Dukagjini. /