×
  • Opinione
  • Opinione

    I gjithë pushteti, talebanëve

    FrontOnline
    09 Shtator 2021

    Afganistani që tani është një emirat represiv. Mjafton për këtë një emër: ministri i Brendshëm i emëruar, Sirajudin Hakani qëndron që nga viti 2007 në listën e terrorit të Kombeve të Bashkuara. FBI ka vendosur 10 milionë dollarë para për kokën e tij. Sirajudin Hakani konsiderohet i afërt me al-Kaidën dhe bëhet përgjegjës për planifikimin e shumë atentateve terroriste vetëvrasëse në Kabul, ndër to edhe sulmin ndaj Ambasadës gjermane në Kabul në maj 2017.

    Por, çfarë nënkuptojnë këto vendime të talebanëve për jetën e përditshme të njerëzve në Afganistan?

    Kur kam biseduar me politikanen afgane, Habiba Sarabi në Katar, ajo më tha se ndjehet si “fije bari e thatë në ujë”, e lënë nga të shkojë rryma. Me zë të dridhur tha se ka frikë të tmerrshme nga kthimi në vendlindje, sepse është një grua politikisht aktive dhe se është pjesë e pakicës shiite Hazara. Hazarët janë shpesh të përjashtuar në Afganistanin sunit. Qeveria e parë talebane (1996-2001) i përndiqte ata sistematikisht. Në Masar i-Sharif, në vitin 1998, u krye një vrasje masive.

    A do të kthehet tani Afganistani në një vend, ku gratë, pakicat dhe ata që mendojnë ndryshe do të bëhen të padukshëm që të mbijetojnë?

    Ndjesia e sigurisë së një njeriu nuk varet vetëm nga ajo, nëse dikush ushtron menjëherë dhunë, por edhe nga vetëdija se dikush mund të ushtrojë dhunë në çdo kohë. Pa ndëshkim, sepse ka pushtetin absolut. Frika e shpatës së Damokleut rri pezull kudo.

    Habiba Sarabi, kjo “fije bari e thatë në ujë”, ishte pjesë e shtetit afgan, që u ngrit me intervenimin perëndimor pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ajo ka qenë guvernatorja e parë e një province, ministre e gruas dhe kandidate për zëvendëspresidente. Ajo bënte pjesë tek ato katër gra që deri para pak javësh negociuan me talebanët për paqen pa sukses në Doha. Por, talebanët fituan mbi Republikën Islamike të Afganistanit, për të cilën luftonte Sarabi, dhe e shfuqizuan. Në emiratin e tyre islamik gratë nuk kanë më poste politike. Edhe përfaqësues nga rendi i mëparshëm afgan nuk gjenden në emiratin e rij, megjithë betimet e talebanëve se duan të ngrenë një “sistem inkluziv islamik”.

    Regjimi i ri taleban është një qeveri absolutiste e fituesve. Pa gra. Pa pakica. Pa të tjerë. Me këtë islamistët bëjnë të njëjtin gabim fatal si bashkësia ndërkombëtare. Edhe, ShBA-ja e aleatët e refuzuan në mënyrë arrogante në vitin 2001 të negocionin me humbësit, talebanët e rrëzuar.

    Rezultati dihet: Lufta e Afganistanit u shkallëzua. ShBA dhe NATO e çuan atë në fshatrat afganë. Çmimin e pagoi popullsia civile. Trupat ndërkombëtare u tërhoqën si qen të rrahur pas 20 vjetësh nga fusha e betejës dhe talebanët tani dehen nga fitoja mbi superfuqinë. Por, është ndryshe të fitosh në betejë dhe ndryshe të qeverisësh një vend multietnik të varfër me 38 milionë banorë në shekullin e 21. Që tani ka rezistencë të armatosur. Protesta të grave të guximshme dhe burrave. Luftëtarët dhe demonstruesit filmojnë veten me smartphone dhe i dërgojnë videot tek një publik global.

    Gjendja në Afganistan është emergjente. Miliona vuajnë nga uria dhe vërdallisen si refugjatë në vendin e tyre, të çrrënjosur edhe për shkak të thatësirës së vazhdueshme dhe dhunës. OKB paralajmëron nga një katastrofë dhe një lëvizje e re e madhe refugjatësh. Ndihmat financiare ndërkombëtare nga të cilat Afganistani ka qenë plotësisht i varur pas katër dekadash luftë kanë ngrirë pas ardhjes në pushtet të talebanëve. Ekonomia është në kolaps, ndihmat humanitare vijnë me vështirësi. Prioriteti kryesor i një qeverie afgane do të duhej të ishte të ndihmonte dhe mbronte popullin e vet.

    Por, çfarë bëjnë talebanët?

    Ata i përfundojnë demonstratat paqësore me dhunë të ashpër, kërkojnë luftën vendimtare në Luginën Panxhir, ndëshkojnë gazetarët, ndalojnë muzikën, dhe u shkruajnë studenteve, se si duhet të mbulohen. Mohojnë aktet vrasëse hakmarrëse që kanë ndodhur me prova.

    Islamistët militantë nuk mund ta qeverisin një vend për një kohë të gjatë me dhunë, shtypje dhe ndalime. As me injorancë, fjalë të zbukuruara dhe gënjeshtra. Këtë ta mësojnë së fundmi edhe dështimet e sovjetikëve dhe demokracive perëndimore në betejën afgane.

    Përpjekja për demokraci në Afganistan dështoi, sepse ajo u zbatua në mënyrë të njëanshme, injorante u bë me gjysmë zemre dhe ishte etje për pushtet. Përpjekja e re e talebanëve për të bërë sërish një emirat totalitar është një recetë e sigurt për ta keqësuar katastrofën aty. Uria, padrejtësia dhe dëshpërimi janë armiq të rrezikshëm, edhe për të ashtuquajturit fitimtarë absolutë. /DW/

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë i ka “rënë pishman” për grantet që i dha këshilltarit të tij Naim Huruglica dhe vëllaut të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari- Lila, nuk ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani në adresimin e saj...
    Vip25 Nëntor 2024
    Mëngjesi i sotëm ka nisur i tensionuar për dy banoret e shtëpisë, Gresën dhe Xhenetën. Ato kanë debatuar me njëra-tjetrën me tone...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në Vushtrri do ta shpalosë programin për arsim. Ky projekt sipas LDK-së, synon ta transformojë arsimin...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Shqelma në bark, kokë, këmbë… Një tavolinë e hedhur drejt saj… Dhunën që A.H. e përjetonte brenda mureve të shtëpisë së saj...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sot, është inauguruar fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Industrial Drenas 2, i inciuar nga Ministria e Industrisë, Ndëmarrësisë dhe Tregtisë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.