×
  • Lajme
  • Lajme

    I famshmi i arratisjeve nga Dubrava, arrestohet për grabitjen e armatosur në Suharekë

    FrontOnline
    30 Nëntor 2023

    Një prej të arrestuarve për grabitjen e armatosur në Prizren është Bujar Basha nga Prizreni.

    Ai ishte i dënuar për një tjetër grabitje menjëherë pas luftës në Kosovë, që kishte vuajtur 16 vite e 8 muaj burgim për krimin e ishte arratisur disa herë nga Dubrava.

    Basha, gjatë periudhës së vuajtjes së dënimet ishte arratisur disa herë nga burgu i Dubravës ku mbahej i izoluar shkaku i krimeve që kishte kryer, duke e bërë kështu vetën një person të njohur për autoritetet e sigurisë në vend.

    Në një nga rastet ai ishte pjesë e një grupi prej shtatë të burgosurve që kishin ikur nga Dubrava, duke përdorur edhe armët e zjarrit.

    Madje gjatë qëndrimit në arrati, 42 vjeçari kishte kryer një rast tjetër grabitjeje në një argjendari në Drenas, me ç’rast kishin mbetur të plagosur dhe dy policë.

    Pasi ishte kapur, në nëntor të vitit 2009, atij i është shqiptuar dënimi unik me gjithsej 14 vjet e dhjetë muaj dënim me burg.

    Bujar Basha, një herë tjerër ishte arratisur nga burgu edhe në vitin 2012, pasi ishte lejuar nga drejtori i burgut të shkojë për fundjavë në shtëpi, por nuk ishte kthyer më në Dubravë.

    Por, nga 1 gushti i atij viti, ky i burgosur – i cili edhe disa herë kishte ikur nga burgjet e Kosovës – nuk ishte kthyer më në Dubravë, deri në arrestimin e tij pas disa muajsh kur u kap në rajonin e Pejës.

    Së fundit, Bujar Basha po dyshohet se më 22 nëntor 2023 ka qenë pjesë e grupit kriminal që kryen një një plaçkitje të armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, gjatë grabitjes së armatosur ishte plagosur një polic i Kosovës në këmbë, dhe një tjetër kishte marrë lëndime të lehta.

    Basha raportohet se është arrestuar sot në Prishtinë gjatë një operacionit të madh policor në lagjen “Dragodan”.

    Gjatë operacionit pati edhe një shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe një pjesëtari të grupit kriminal, i cili dyshohet se ka mbetur i vrarë gjatë përleshjes. Po ashtu, raportohet se edhe një polic është plagosur lehtë gjatë aksionit që po vazhdon ende.

    Ndryshe, të nesërmen e grabitjes në Suharekë, policia kishte arrestuar tre të dyshuar. Dy prej tyre, Gjykata e Prizrenit u ka vendosur një muaj paraburgim, derisa një tjetër u lirua.

    Të dy të paraburgosurit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, dyshohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Ata, pas arrestimit janë dërguar në paraburgosje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

     

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.