×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    I dyshuari për atentat ndaj Trumpit akuzohet për dy vepra penale

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Një burrë i dyshuar për tentim për ta vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, është ngarkuar me dy vepra penale për shkeljen e ligjit për armët nga një gjykatë federale të hënën, një ditë pasi ai u vërejt me pushkë në dorë i fshehur në shkurre në fushën e golfit të Trumpit në Floridë.

    Ai pritet të përballet me akuza të tjera, por dy akuzat fillestare – posedimi i armës zjarrit si një i dënuar me burgim dhe posedimi i armës së zjarrit me numër të fshirë serik – do t’ua mundësojë autoriteteve ta mbajnë atë në paraburgim gjatë vazhdimit të hetimeve.

    Trump, kandidati i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, shpëtoi pa u dëmtuar. Por, ky incident, i cili ndodhi vetëm nëntë javë pasi Trumpi imbijetoi një atentati në Pensilvani, ka ngritur pyetje se si ka mundësi që një i dyshuar i armatosur ishte në gjendje të arrinte aq afër ish-presidentit.

    Sipas autoriteteve, besohet se i dyshuari mund të ketë pritur i shtrirë në shkurre për gati 12 orë të dielën.

    I dyshuari iku nga vendi i ngjarjes duke përdorur një automjet të shërbimeve sportive. Oficerët gjetën në vendin e ngjarjes një pushkë të mbushur dhe me dylbi, një kamerë digjitale dhe një çantë plastike me ushqim.

    Një i dyshuar, i identifikuar të hënën si Ryan Routh, 58 vjeç, u arrestua rreth 40 minuta më vonë derisa po voziste. I pyetur nga oficerët nëse e dinte pse e kishin ndalur, Routh ishte “përgjigjur se po”. Targat në veturën e tyre ishin raportuar në polici si të vjedhura nga një veturë tjetër.

    Të dhënat tregojnë se një telefon i lidhur me Routhin ishte lokalizuar në fushën e golfit në orën 1:59 mëngjesin e së dielës.

    Routh ka qenë dy herë i dënuar, në të dyja rastet në Karolinën e Veriut, sipas të dhënave. Më 2002, ai ishte dënuar për posedimin e një arme të shkatërrimit në masë dhe më 2010 ishte dënuar për posedimin e mallrave të vjedhura. /REL

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret bisedimet për përdorimin e raketave me rreze të...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fillojë grumbullimi i qenve endacak. “Kohët e fundit, qentë endacak...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Kryeministri britanik Keir Starmer i mirëpriti përpjekjet e Italisë për të trajtuar emigracionin e paligjshëm, duke thënë se të dy vendet do...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, po vlerëson se është për keqardhje sesi njerëzit komentojnë se Qeveria Kurti, i mundësoi...
    Sport16 Shtator 2024
    Inter përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë rinovuar kontratën me mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani. Sipas kontratës...
    Kronika16 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në Mitrovicë – Prishtinë, ka lënë të lënduar një këmbësore. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e...
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pavarësisht viteve në Kosovë, ende nuk ka një adresë partiake...
    Sport16 Shtator 2024
    Manchester United po bëhet gati për t’i ofruar njërit prej yjeve të ekipit një kontratë të re pasi ai ka shkëlqyer deri...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Puna e SPAK-ut, është një sinjal pozitiv për investitorët e huaj që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Kështu u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.