Premalal Jayasekara, i cili ka vrarë një aktivist të opozitës, është shoqëruar nga zyrtarët në parlament pasi gjykata vendos se mund të marrë karrigen e deputetit.
Një politikan nga Sri Lanka i dënuar me vdekje është bërë së fundmi i burgosuri i parë që bën betimin si deputetet, me gjithë ankesat e opozitës.
45 vjeçari Premalal Jayasekara, nga partia në pushtet Sri Lanka Podujana Peramuna u shpall fajtor në gusht për vrasjen me armë të një aktivisti opozitar gjatë një mitingu në 2015.
Por gjykata tha se meqenëse shpallja fajtor erdhi pas zgjedhjes së tij si deputetet në fushatën e 5 gushtit, prandaj ai mund të marrë karrigen e tij.
Autoritetet refuzuan lirimin e tij për seancën e parë të parlamentit por pas një peticioni në apel, ai dje përfitoi shoqërimin nga burgu për të ushtruar të drejtën si deputet.
Aktivistët e opozitës me shalle të zinj protestuan mbajtjen e betimit nga i prangosuri Jayasekara dhe shumë prej tyre dolën nga salla. Pas sesionit të parlamentit ai shoqërohet përsëri në burg.
Në janar 2015, Jayasekara hapi zjarr ndaj skenës së mitingut të një partie rivale, duke vrarë një person. Ai ka apeluar dënimin me vdekje.
Ai nuk është i pari që shoqërohet nga burgu në parlament në Sri Lanka. Në të njëjtën kohë edhe Sivanesathurai Chandrakanthan, ish-ministër i provincës lindore të vendit shoqërohet nga rojet e burgut teksa po zhvillon gjyqin për vrasje.