ot nga njësite të stacionit policor Veriu dhe Qendra në Prishtinë, janë realizuar katër urdhëresa të gjykatës.
Nga zyrtarët e stacionit veriu, në dy aksione të ndara, janë arrestuar dy persona të cilët kërkoheshin me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Personat dyshuar: F.K, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (3 vite) për veprën kontrabandim me migrantë dhe Sh.P, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (1 vit e 6 muaj) për veprën posedim i paautorizuar i narkotikëve,
pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar për vuajtje të dënimit.
Ndërkohë që dy personat e tjerë ( të dënuar me gjobë), të cilët janë shoqëruar në stacionin policor Qendra, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara me urdhëresë./Front Online