U lirua për dy ditë nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, por i dënuari nuk u paraqit më në Qendër.
Për këtë rast Policia e Kosovës bënë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin të shtunën.
PK-ja njofton se i dyshuari- dënuari ishte duke vuajtur dënimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Qendra Korrektuese, Smrekonicë 19.11.2022 – 11:00. Është arratisur i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte liruar për pushim dy-ditorë nga QK-Smrekonicë, por i njëjti nuk është paraqitur më fare. I dyshuari – dënuari ishte duke vuajtur dënimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes. Rasti duke u hetuar./Front Online