×
  • Lajme
  • Lajme

    I arratisur nga burgu i Lipjanit: Kush është 19-vjeçari që po ndërlidhet me grabitjet në Prishtinë

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Riad Sopjani, 19 vjeç është i dyshuar për grabitjet e fundit që kanë ndodhur në Prishtinë.

    Referuar rasteve të fundit të grabitjeve, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe individ të veçantë të përfshinë në këto raste.

    Ky i dyshuar aktualisht në arrati, dhe është shpallur në kërkim nga ana e policisë.

    I riu 21 vjeçar, sipas lajmi.net, para dy muajve ishte arratisur nga burgu i Lipjanit bashkë më një person tjetër.

    Ai ishte i dënuar më një vit burg për shkak të grabitjes.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003 janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan. R. S , ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Grabitje. A.K, ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja”, thuhët në një komunikatë të Shërbimit Korrektues të Kosovës të datës 28 tetor 2020.

    Gjykata Themelore në Gjilan-Departamenti i Përgjithshëm në vitin 2019 e kishte dënuar atë për veprat penale vjedhje e rëndë, vjedhje, dhe vjedhje në tentativë, vjedhje në bashkëkryerje me të pandehurin Nexhat Abdullahu.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan thuhet se: të pandehurit Riad Sopjani dhe Florian Mitev, në bashkëveprim në rrugën ”Mulla Idrizi” në Gjilan kanë kryer vjedhje të rëndë në shitoren e të dëmtuarit Besnik Selimi nga Gjilani ashtuqë i shkaktojnë dëm në vlerë prej 240 Euro. I pandehuri Riad Sopjani gjithashtu akuzohej edhe për veprën penale vjedhje si dhe veprën penale vjedhje në bashkëkryerje me të akuzuarin Nexhat Abdullahu. Ndërsa sipas aktakuzës të gjithë të akuzuarit së bashku akuzohen për veprën penale vjedhje në tentativë.

    Policia e Kosovës, e ka ndërlidhur emrin e tij më rastet e fundit të grabitjeve në Prishtinë.

    Policia njoftoi se ai akoma është në arrati. Andaj, ka apeluar të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka ushtruar bashkë me njësinë policore të specializuar të EULEX-it dhe KFOR-in. Siç thuhet në njoftim, ky ushtrim kishte...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po vazhdon...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e...
    Vip07 Maj 2024
    Rihanna mungoi në Met Gala 2024. Pavarësisht se kishte konfirmuar se do të merrte pjesë në ngjarje, këngëtarja 36-vjeçare nuk ishte prezente....
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare....
    Sport07 Maj 2024
    Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar sot (e martë) ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Ankara të...
    Lajme07 Maj 2024
    Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa....
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, në një prononcim për Front Online ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.