×
  • Lajme
  • Lajme

    I akuzuari nga Malisheva pranon para gjykatës se ka vjedhur rrymën në vlerë prej 235 euro

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    I akuzuari për vjedhje të shërbimeve, Haxhi Kryeziu, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë.

    Pasi që aktakuza është lexuar nga prokurorja Mone Syla, i akuzuari Kryeziu ka thënë se e ndien veten fajtor për këtë vepër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në këtë rast, Kryeziu ka kërkuar nga gjykata që ndaj tij të shqiptohet një dënim sa më i butë, me arsyetimin se veprën e ka kryer nga kushtet e vështira ekonomike.
    Pranimi i fajësisë nuk është kundërshtuar nga prokurorja Syla, sipas të cilës një veprim i tillë ka mbështetje në provat e lëndës dhe është bërë në mënyrë vullnetare.

    Gjykatësi i çështjes, Lulzim Paçarizi, e ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, ndërsa shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 9 shtator 2020, në ora 11:00.

    Me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 31 korrik 2019, Haxhi Kryeziu akuzohet se nga data e pavërtetuar e deri më 9 mars 2019, në shtëpinë e tij në fshatin Pagarushë, Komuna e Malishevës, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për energji elektrike të Republikës së Kosovës, ka shfrytëzuar energjinë elektrike, duke u lidhur direkt jashtë pikës matëse dhe me këto veprime e ka pamundësuar regjistrimin e saktë të energjisë elektrike.

    Sipas aktakuzës, i akuzuari të dëmtuarës KEDS–Divizioni në Gjakovë i ka shkaktuar dëmin në vlerë prej 235.79 euro.

    Sipas aktit akuzues me këto veprime i akuzuari Kryeziu, ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve”, nga neni 314, paragraf 6, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Në shumë qytete të Kosovës, mungesa e energjisë elektrike është bërë një problem shqetësues që ka prekur drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, por...
    Kronika29 Dhjetor 2024
    Një burrë në Viti dyshohet se derisa ishte në një restorant i është përkeqësuar gjendja, e si pasojë ka humbur dhe jetën....
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Siguria në shkolla është gjithnjë e më e diskutuar në Komunën e Prishtinës, duke pasur parasysh rritjen e shqetësimeve për sigurinë e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të shkojë në spital për t’i hequr prostatën të dielën. Kjo pasi ai u diagnostikua me një...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kush ia mësyn të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Muçibabë do i duhet të pres deri në 50 minuta. Atje...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    “ Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes, duke i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ish-prokurori Elez Blakaj, ka thënë se edhe gjatë vitit 2024, puna dhe rezultatet në sistemin prokurorial dhe gjyqësor mbesin akoma larg pritshmërive...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-së dhe Kryetar i Forumit Intelektual “Europa 2030”, thotë se se sipas të dhënave të FMN-së...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Sot kanë nisur punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në hapjen e kësaj konference, mori pjesë edhe Kryeministri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.