×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    I akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet burg ish-truproja i Sajmir Tahirit

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri ka njoftuar dënimin ndaj 3 të akuzuarve për trafik të lëndëve narkotike.

    Mes tyre është edhe truproja i ish-ministrit të Brendshëm në Shqipëri, Sajmir Tahiri.

    Paul (Agustin) Deda u shpall fajtor për dy akuza, atë të trafikimit të lëndëve narkotike, ku u dënua me 12 vjet burg dhe burg të strukturuar kriminal ku u dënua me 3 vjet burg.

    Në njoftimin e SPAK-ut, A2 raporton se mëson që Deda do të vuajë vetëm dënimin me 12 vjet burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet dënimi me 8 vjet burg.

    “Vuajtja e dënimit për të pandehurin Paul (Agustin) Deda do t’i fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe dënimi do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë”, njofton SPAK.

    Po kështu për të njëjtat akuza janë dënuar me 12 vjet edhe Leonidha Sejdiaj, Hamid Seferi, të cilët do të vuajnë përfundimisht nga 8 vjet burg.

    Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit. /a2news

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet se çfarë do të thotë sulmet e Izraelit në Liban...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Kanë mbetur më pak se 50 ditë deri në ditën kur amerikanët do të votojnë për presidentin e ardhshëm të Shteteve të...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Një grua në Tiranë, dyshohet se tentoi të rrëmbente një 2-vjeçare. Sipas policisë, e dyshuara është identifikuar dhe arrestuar. Ndërkaq, ngjarja thuhet...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në West Point. Kështu ka bërë të ditur ajo përmes një postimi...
    Lajme20 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, e ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Përfaqësues të Listës Serbe janë pritur sot në një takim nga ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ku thuhet se është biseduar për pozitën...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka shpërblyer me tender 2 milionë 149 mijë euro grupin e operatorëve ekonomik “N.T.P HAJDINI COMERC & BYLMETI –...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ushtarët nga Letonia të dislokuar me misionin e NATO-s, KFOR, kanë kryer një patrullë në Zubin Potok, ka bërë të ditur KFOR...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Një grua në Tiranë, dyshohet se tentoi të rrëmbente një 2-vjeçare. Sipas policisë, e dyshuara është identifikuar dhe arrestuar. Ndërkaq, ngjarja thuhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.