×
  • Lajme
  • Lajme

    Hysni Luri: Disa nxënës të Hanit të Elezit që jetojnë në zonë kufitare kanë mbetur pa libra

    FrontOnline
    10 Shtator 2024

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit të Elezit, Hysni Luri, për Front Online  ka deklaruar  se komuna e tij ka mungesë librarish, dhe prindërit janë detyruar të udhëtojnë në Ferizaj për të blerë libra, shpesh duke pritur me orë të tëra dhe pa mundur të sigurojnë librat e nevojshëm.

    Megjithatë, ai theksoi se sivjet kyçja në platformën “E-Kosova” ka qenë më e lehtë, krahasuar me vitin e kaluar, falë angazhimit të administratorëve të shkollave. Sidoqoftë, ndihma për prindërit që nuk kanë mundësi të marrin subvencion është e kufizuar, sidomos për ata që jetojnë në zona neutrale si lagjja Bardhi, ku fëmijët kanë dokumente të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe për këtë arsye nuk mund të përfitojnë subvencione.

    “Komuna e Hanit të Elezit ka mungesë të librarive dhe  e ka më  vështire të furnizohen nxënësit me libra , për shkak se duhet të shkojnë librat me i ble në qytetin e Ferizajt , problemi tjetër është se prindërit edhe kur kanë shkuar i është dashur të presin me orë të tëra edhe në fund prapë nuk kanë mundur ti sigurojnë”, ka deklaruar ai për FrontOnline.

    Sipas tij, sivjet kyçja në këtë platformën E-Kosova ka qenë më e lehtë , edhe pse ankesa kemi te prindërit të cilët nuk kanë mundësi të marrin subvencionim , pra fëmijët e tyre nuk posedojnë dokumente të Kosovës. “ Kemi shembull një fshat që është në zonë neutrale  është lagjja Bardhi që prindërit e tyre kanë dokumente të Kosovës, por fëmijët e tyre kanë dokumente te Republikës së Maqedonisë Veriore , ata nxënës mësim mbajnë tek ne mirëpo nuk marrin subvencion”, u shpreh Luri.

    Problemet në furnizimin me libra shkollor/Katër Komuna demantojnë ministren Nagavci

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Shtator 2024
    Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë shtrenjtuar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti. Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë në Beograd. Në kryeqendrën serbe, ai do të pritet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Qytetarët e intervistuar janë shprehur të pakënaqur me udhëheqjen e shtetit nga Albin Kurti. Këtë të fundit e quajnë “kryeneç të stilit...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), pritet që sot ta publikojë analizën titulluar “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”. Ngjarja...
    Lajme10 Shtator 2024
    Moti sot do të jetë kryesisht me shi dhe i vranët. Reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen të përfshijnë të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Industri09 Shtator 2024
    Apple zyrtarisht e ka “përqafuar” inteligjencën artificiale me modelet e reja të iPhoneit, duke shënuar përpjekjen më të fundit për ta transformuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.