×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hyrje masive e imigrantëve të paligjshëm në Shqipëri

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Pandemia Covid-19 nuk ndali lëvizjet e parregullta migratore. Ndonëse gjatë viteve 2015 deri në 2017 numri i imigrantëve të parregullt njohu rënie, viti 2019 dhe 2020 u rrit me 59 për qind.

    Për drejtorin e policisë kufitare dhe migracionit, Eduart Merkaj, të dhënat flasin për një rritje të konsiderueshme. Gjatë vitit që lamë pas, teksa vendi ndodhet nën masat e rrepta të qarkullimit të diktuara nga nevoja për të parandaluar përhapjen e Covid-19, u kapën 19,420 emigrantë të parregullt kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme apo Afrikës së Veriut.

    Sipas Merkajt, një tjetër problematikë është dhe rreziku që vjen nga luftëtarët e huaj, pjesë e grupeve terroriste, duke qenë se fluksi i imigrantëve është i përzier.

    Nga ana tjetër, patrullimet e përbashkëta në kufi me frontex kanë sjellë rezultatet e para.

    “Para fillimit të operacionit, vetëm 30% e tyre kapej në zonën kufitare me Greqine, nëse sot 90% kapen në kufi”, shton Merkaj.

    Riatdhesimet e shtetasve shqiptarë janë ulur ndjeshëm kjo për shkak të pandemisë dhe reduktimit të numrit të fluturimeve. Në total, në vendin tonë, për vitin 2020 janë deportuar nga vendet e Bashkimit Evropian 7485 shqiptarë./A2/

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.