×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyrja e mantelbardhëve serbë në Kosovë, e papranueshme për Odën e Mjekëve të Kosovës

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Oda e Mjekëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim lajmin se konvoji me mjekë dhe infermierë nga Republika e Serbisë kanë kërkuar që të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës nën pretekstin e monitorimit të gjendjes shëndetësorë nëpër enklavat serbe.

    “Konsiderojmë se qasja e tillë është e papranueshme, marrë për bazë se veprimet të tilla janë duke shfaqur mosbesimin e hapur etnik dhe se shteti serb me veprime të tilla po tenton ta pasqyrojë shtetin, institucionet dhe profesionistët tonë si të pabesueshëm, papranueshëm apo në rastin më “humanitar” të pamjaftueshëm për të menaxhuar apo përkujdesur për qytetarët e vet joshqiptar. Kështu janë duke u krijuar segregacione institucionale në mes të serbëve të Kosovës dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës me bekimin tonë”, thuhet në reagimin e Odës së Mjekëve të Kosovës.

    Ata kanë shtruar edhe disa pyetje për institucionet kompetente.

    “1.Ne nuk kemi kapacitete për të monitoruar këta bashkëqytetarë tonë? Kemi dhe atë me bollëk! 2.Nuk dashkan mjekët tonë dhe apo institucionet tona të bëjmë detyrën e tyre? Jemi të gatshëm dhe pa asnjë paramendim! 3.Mjekët tonë janë të padijshëm apo të pakët në numër? Dija jonë është e mjaftueshme për të gjithë dhe kemi 600 mjekë të papunë dhe vullnetarë po ashtu edhe 100 specialistë të papunë!”, thuhet në reagim.

    OML kërkon nga autoritetet kompetente që të jenë të vëmendshëm në raport me menaxhimin e situatave të tilla që cenojnë sistemin shëndetësor dhe zbatimit të ligjit sipas në trajtimit të barabartë dhe denigrojnë kredibilitetin e mantelbardhëve tonë jo serbë.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.