×
  • Lajme
  • Lajme

    Hungaria vlerëson se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, z. József Bencze, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, veçmas në ekonomi dhe në arsim.

    Duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadorit Bencze, kryeministri Hoti shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e përhershme që Hungaria i ka dhënë dhe po i jep vendit tonë.

    Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Bencze për prioritet e Qeverisë së Kosovës, parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë COVID–19, pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

    Po ashtu, kryeministri Hoti foli edhe për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që duhet të përfundojë me njohje reciproke.

    Ndërsa, ambasadori Bencze riafirmoi mbështetjen e Hungarisë për Kosovën, duke ofruar kredi prej 62 milionë eurosh, e cila pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës.

    Po ashtu, në këtë takim, u diskutua edhe për organizimin e takimit të Këshillit ekonomik Kosovë – Hungari, si dhe për shkëmbimin e vizitave reciproke në nivel të lartë dhe nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim në fushë të arsimit.

    Kur është fjala për arsimin, duhet theksuar se Hungaria ka ndarë 75 bursa universitarë për studentët nga Kosova.

    “Hungaria konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave”, theksoi ndër të tjera ambasadori József Bencze, i cili e siguroi kryeministrin Hoti se Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tej agjendën e integrimit europerëndimor të Republikës së Kosovës.

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Bashkimi Evropian ka thënë se është për keqardhje moscertifikimi i Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të 9...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe “s’ka dyshim që do të rrëzohet”. “I...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë....
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Klubin futbollistik Prishtinën Përfaqësuese të Kosovës në kohët kur Kosova nuk mund të kishte Përfaqësuese.  Shefi i...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend Xuxi nuk ka qenë në gjendje të mirë. Kjo për shkak të mungesës së...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.