×
  • Lajme
  • Lajme

    Humolli: Nuk kandidoj nën siglën e asnjë partie, mund të garojmë me subjektin tonë politik

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, tashmë i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kandidojë me asnjërën nga subjektet politike.

    Humolli thotë se do të garojnë me subjektin e tyre politik nëse arrijnë t’i krijojnë kushtet për të kaluar pragun.

    “Me partitë aktuale nuk do garoj. Nëse arrijmë me i kriju kushtet për të kalu pragun prej 5% do të garojmë me subjektin tonë politik. Jemi duke punu dhe duke vlerësuar gjendjen dhe mundesit reale për të patur sukses” tha Humolli.

    Ai tha se nëse do të jenë pjesë e garës do të publikojnë gjithçka në ditët në vijim.

    “Nëse vlersojmë se nuk ka mundësi me kalu pragun, nuk do provojmë fare.Nese hyjmë në garë do publikojmë gjithçka që është e nevojshme” tha Humolli për gazeta blic.

    Një vit më parë deputeti, Fatmir Humolli, konfirmoi largimin nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Humolli pati deklaruar se arsye e largimit është për shkak të mos plotësimit të kushteve që ai i ka prezantuar në momentin kur ka hyrë në listë zgjedhore të kësaj partie.

    “Unë e kam paralajmëru gati që një vit se si të bëhen dy vite në qoftë se Qeveria nuk ndërron qasje në zgjidhjen e problemeve atëherë nuk kam vend në grupacion. Kur kam hy në listë i kam pasë tri kushte të cilat ia kam prezantu kryeministrit, për të cilat s’e ka marrë as përpjekjen më të vogël që me i zgjidh problemet” deklaroi Humolli pas largimit raporton Gazeta Blic”.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova në panairin ndërkombëtar Sial 2024 në Paris që sivjet shënon përvjetorin e...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda Ministrave të Mbrojtjes të aleancës NATO, kishte shqetësime për...
    Lajme19 Tetor 2024
    Thomas Hacker, deputet i Bundestagut nga partia FDP që është pjesë e koalicionit qeverisës mes socialdemokratëve të Olaf Scholzit dhe Të Gjelbërve...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani tha se në takimet me me lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe me përfaqësuesit nga Google dhe...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar për një tubim që ka pasur me mërgatën shqiptare në Bolzano të Italisë. Limaj atje...
    Vip19 Tetor 2024
    Dy ish-konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Kevini dhe Ana po njoftohen me njëri-tjetrin. Nuk kanë munguar as flirtat mes dyshes,...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta ka nisur të njoftohet me njërin nga djemtë e shtëpisë më gjigante në vend....
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa Gashi veçse ka nisur thumbimet e saj karshi banorëve të tjerë. Cak i saj...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drenusha ka gjetur një mik për t’i qarë hallet. Ai është Vullneti,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.