×
  • Lajme
  • Lajme

    Humolli: Në VV ka grupe militantësh që janë formuar për të ofenduar kushdo që largohet e mendon ndryshe nga ta

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Deputeti i Pavarur i Kuvendit të Kosovës, një kohë ish-pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, për FrontOnline, deklaron se Vetëvendosje është subjekt politik heterogjen, dhe që për kreun e VV-së, Albin Kurti,ka qenë e rëndësishme mbledhja e sa më shumë votave.

    ’’VV nuk ka qenë subjekt politik dhe nuk është homogjene, por ka ka qenë një grumbullim heterogjen dhe asnjë subjekt politik nuk është me heterogjen se sa VV-ja dhe duke pasur parasysh këtë gjendje, Kurti ka dashur të fitoj vota nga gjitha rrymat për të ndërtuar një subjekt politik për të garuar në zgjedhjet e ardhshme’’ thotë Humolli.

    Deputeti i pavarur deklaron se Qeveria Kurti i ka ofenduar veteranët e UÇK-së dhe se tashmë pikëpamjet e tij nuk përshtatën me programin qeverisës të VV-së.

    ‘’Qeveria i ka ofenduar dhe poshtëruar veteranët dhe familjet e tyre. Pikëpamjet e mia nuk kanë qenë në përputhje me programin qeverisës të VV-së, por me programin elektoral të saj. Momentin kur është ndërtuar qeveria, një klikë brenda VV-së e kanë uzurpuar pozicionin e Qeverisë dhe nuk i kanë dëgjuar reagimet e deputetëve. Unë vetë i kamë paralajmëruar’’ shton ai.

    Për deputetin Humolli, VV-ja nuk është as e djathë dhe as e majtë, por një parti me një liberalizëm ekstrem.

    ‘’VV nuk është as e majtë e as e djathtë, por liberalizëm ekstrem. Ka plotë deputetë të tjerë që iu imponohen gjërat por që nuk e pranojnë e tash e këta deputetë e kanë pasur guximin me reaguar. Unë e kam parë përbërjen e moshës së deputetëve të VV-së, që ju mungon përvoja politika dhe guximin politik. Unë kam biseduar me deputet personalisht, ka miratim për pozicionin tim, por s’kanë guxim të rreshtohen me neve. VV më shumë është shoqëri civile se sa orientim politik’’, potencon ai.

    Deputeti i Pavarur thotë se ka grupe militante brenda VV-së, që janë formuar për të ofenduar dhe goditur kë do që mendon ndryshe nga VV-ja dhe për shkak të saj sipas tij, ka shumë deputetë brenda VV-së që nuk guxojnë të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre hapur.

     ‘’Grupet militante janë formuar për të goditur çdo frymë që mendon ndryshe dhe unë kam pasur deputetë që kanë thënë s’mundem me u largu ose me u rreshtua ndryshe se s’mundën me i durua fyerjet e këtyre grupeve’’ thotë Humolli për FrontOnline.

    Largimi i deputetëve nga VV-ja/ Bashkë partiaku i Kurtit thotë se partia e tij është sikurse UÇK-ja e viteve të 90-ta dhe LDK-ja në kohën e Rugovës

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur dje në takim lamtumirës Peter Neunteufl këshilltarin e lartë të...
    Lajme04 Tetor 2024
    olicia e Kosovës është pajisur me autoblinda dhe automjete të tjera të blinduara. Kështu ka njoftuar policia përmes një njoftimi në Facebook,...
    Lajme04 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, në një prononcim për FrontOnline, subjektin politik të cilit  i takon e krahason me Lidhjen Demokratike të...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të përballet sot me deputetët në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Vitia do të raportojë...
    Lajme04 Tetor 2024
    Nesër në Kosovë, pritet të mbizotërojë mot i vranët e me shi. Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet gjithashtu se...
    Lajme04 Tetor 2024
    Nesër në Kosovë, pritet të mbizotërojë mot i vranët e me shi. Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet gjithashtu se...
    Vip03 Tetor 2024
    Genta Ismaili është një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, e njohur për energjinë e saj dhe hitet e...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës tha të enjten se rajoni i Ballkanit ka gëzuar shkallën më të madhe të paqes, lirisë dhe demokracisë gjatë...
    Lajme03 Tetor 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka shënuar Ditën e Unitetit Gjerman. Me këtë rast është organizuar pritje, ku morën pjesë bartës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.