Një person nga Fushë Kosova ka njoftuar Policinë e Kosovës se nëna e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e saj.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, gruaja është me probleme psikike.
“Fushë Kosovë 28.07.2020 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se nëna e tij viktima femër kosovare me probleme psikike, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftim.