Policia e Kosovës ka raportuar se një grua ka humbur jetën të mërkurën e 28 qershorit, pasi dyshohet se në rrethana të panjohura ka kërcyer nga një banesë në rrugën “Viktor Major” në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh thuhet se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Viktima femër kosovare, dyshohet se në rrethana të panjohura, ka kërcyer nga një banesë, si pasojë te lëndimeve ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.