×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    HRW: ISIS-i ka hedhur trupa të pajetë në një grykë në Siri

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Grupi militant i ashtuquajtur Shteti Islamik në verilindje të Sirisë ka përdorur një grykë si vend për hedhjen e trupave të njerëzve që më parë i kishte rrëmbyer ose ndaluar, bën të ditur organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) në një raport të publikuar të hënën.

    Një hetim i HRW ka nxjerrë në pah nevojën që autoritetet të sigurojnë vendin, për të hequr mbetjet njerëzore dhe për të ruajtur provat për procedurat penale kundër vrasësve.

    Grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik kontrolloi territorin rreth grykës së Al-Hota-s, 85 kilometra në veri të qytetit Raka nga viti 2013 deri në 2015. Në Siri janë gjetur më shumë se 20 varreza masive në të cilat ishin me mijëra trupa të njerëzve, të gjitha këto në zonat që dikur kontrolloheshin nga militantët e IS-it.

    Në hetimin e Human Rights Watch për Al-Hotan janë përfshirë intervista me banorë të zonës, si dhe një përmbledhje e videove të xhiruara nga IS-i, analiza të imazheve satelitore dhe imazhe të dronit i cili kishte fluturuar në këtë grykë.

    “Gryka e Al-Hota, dikur një vend i bukur natyror, është bërë një vend i tmerrit,” tha Sara Kayyali, nga Human Rights Watch.

    “Ekspozimi i asaj që ndodhi atje, dhe në varret e tjera masive në Siri, është thelbësore për të përcaktuar atë që ndodhi me mijëra njerëz që ekzekutoi IS-i si dhe mbajtja në përgjegjësi e vrasësve”, tha ajo.

    Zona përreth Al-Hotas aktualisht kontrollohet nga Ushtria Kombëtare Siriane e mbështetur nga Turqia, ndërsa qyteti i Rakas mbetet nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.