×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Podujeva po i jep fund 20 vjetëve keqqeverisje, Naim Fetahu është ndryshimi

    FrontOnline
    15 Nëntor 2020

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në Podujevë.

    Së bashku me deputeten Eliza Hoxha dhe kandidatin për kryetar të kësaj komune, Naim Fetahun, Hoxhaj ka vizituar disa biznese si dhe ka takuar qytetarë të shumtë, me të cilët ka biseduar për sfidat gjatë pandemisë dhe problemet me të cilat ballafaqohet Podujeva.

    Gjatë vizitës në kompaninë “Eurobllok”, kryetari në detyrë Hoxhaj ka thënë se Naim Fetahu do të jetë aleati kryesorë i bizneseve llapjane, për t’u rimëkëmbur pas një viti të vështirë.

    “Mungesa e një pako ekonomike dhe ndihmës konkrete nga ana e qeverisjes qëndrore dhe lokale, ka bërë që si të gjitha bizneset në Kosovë, edhe ato llapjane të goditen shumë nga pandemia. Naim Fetahu, për dallim prej pushtetit 20 vjeçar në Podujevë, do të jetë aleati kryesorë i bizneseve dhe vendeve të reja të punës.”, ka thënë Hoxhaj.

    Më tej, kryetari në detyrë ka takuar edhe shumë qytetarë në disa vende në Podujevë, për të cilët pati një mesazh të qartë.

    “I di të gjitha vshtirësitë me ta cilat ballafaqoheni në Podujevë. E di që pa një librezë politike të partisë në pushtet, jo vetëm që nuk gjeni punë, por edhe largoheni nga ato që i keni. Por, kjo do të ndryshoj pas 29 nëntorit. Naim Fetahu do të jetë një kryetar për të gjithë, pa dallim. Podujeva meriton një kryetar më të mirë, ju meritoni një qeverisje më të mirë.”, ka thënë Hoxhaj.

    Kandidati për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka falënderuar kryetarin në detyrë, Enver Hoxhaj dhe deputeten Eliza Hoxha, për vizitën dhe mbështetjen e madhe.

    Ai ka thënë se me këtë përkrahje të madhe nga qendra, Podujeva do të rikthehet në një qytet të dinjitetshëm për të jetuar për të gjithë banorët e saj.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.