×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj për takimin e sotëm në Bruksel: Nuk kam asnjë pritje nga ky takim

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim për FrontOnline, ka komentuar takimin e sotëm mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, që do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell.

    Hoxhaj, nuk pret dinamikë nga takimi i sotëm dhe as normalizim të marrëdhënieve shtetërore, duke e kosnideruar më shumë si takim për spektakël dhe për shou politik të Josef Borrellit, pasi që sipas tij ky është takimi i tij i fundit në këtë pozitë.

    ‘’Unë nuk kam asnjë pritje që ky takim do të sjellë ndonjë dinamikë të re mes Kosovës dhe Serbisë dhe as të normalizimit të marrëdhënieve ndër shtetërore, është vetëm një spektakël i Josef Borrellit, i cili e ka takimin e fundit të tij si Përfaqësues i Lartë i BE-së dhe ky është qëllimi final i takimit dhe asgjë më shumë’’ deklaron ai për FrontOnline

    Hoxhaj, thotë se ky takim nuk ka të bëjë asgjë me zbatimin e marrëveshjes, dhe përkundër saj ai deklaron se kryeministri Albin Kurti dhe Josef Borrell i kanë sjellur Kosovës një marrëveshje shumë të keqe.

    ‘’Absolut nuk sjellë përafrim të marrëveshjes finale, S’ka të bëjë asgjë me zbatimin e marrëveshjes, përkundrazi Borrell e ka kry mandatin e tij, ka dështuar ai bashkë me Kurtin në normalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, duke ia ofruar Kosovës një marrëveshje shumë të keqe dhe krejt se çka ndodhë është një spektakël’’ shprehet Hoxhaj.

    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, thotë se ka informacione edhe nga Brukseli, se takimi i sotëm ka për qëllim të bëhet një spektakël nga Josef Borrell.

    ‘E them në bazë të informatave që kam nga Brukseli se qëllimi i takimit të sotëm është spektakël nga Borrell’’ theksoj Hoxhaj për FrontOnline.

    Ndryshe,  Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të takojë fillimisht kryeministrin Albin Kurti nga ora 16:30, ndërsa gjysmë ore më pas do të zhvillojë takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi i përbashkët trepalësh është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe pas këtij takimi Borrell do të deklarohet për media.

    Kryeministri Kurti tashmë ka udhëtuar për në Bruksel.

    “Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhet në njoftimin e BE-së për takimin e sotëm.

    BE tha se do të ketë deklarata për mediat nga kryediplomati Borrell përpara dhe në fund të takimeve.

    Kryeministri Kurti dje tha se beson që takimi me presidentin serb në Bruksel do të jetë “në funksion të rikapitulimit të këtij procesi trevjeçar” të dialogut.

    “Besoj që përveç tjerash, takimi i nesërm edhe bilateral edhe trilateral do të jetë në funksion të rikapitulimit të këtij procesi trevjeçar. Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara”, tha ai në një deklarim para gazetarëve dje.

    Ky është takimi i parë që do të zhvillohet mes dy liderëve pas sulmit terrorist në Banjskë/FrontOnline/

     

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Fundjavat e shtatorit janë shoqëruar me fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit. Numri më i lartë u përket qytetarëve të Kosovës....
    Lajme28 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Argjentina mblodhën këtë të enjte në kuadër të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një takim të ministrave...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ish të burgosurit politikë në Kosovë të periudhës jugosllave kryesisht ishin të dënuar për irredentisëm dhe aktivitete nacionaliste. Ata konsideroheshin armiq të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka thënë se është “shumë i shqetësuar” nga ngjarjet në Bejrut. Në një postim në...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë dekadës para çlirimit ndër figurat më të rëndësishme në politikën e Kosovës padyshim që ishin Ibrahim Rugova e Adem Demaçi, të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti I ka vizituar sot në New York varret e vëllezërve Mehmet e Ylli Bytyqit që u vranë pas luftës...
    Lajme28 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi vendet evropiane që të mos kërkojnë konfrontim me Moskën, duke thënë se kjo do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.