×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Nuk bëjmë koalicion me VV-në, Qeverinë e udhëheqim ne

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Ai ka pohuar se VV-në nuk e shohin si partner në qeveri.

    “Nuk hymë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje meqë kemi dallime të mëdha. Nuk mund të hymë në koalicion me një parti politike që Shtëpisë së Bardhë i thotë herë e kuqe herë e verdhë.

    Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti politike, por kemi parime. Nuk mund të hymë në koalicion pa parime të qarta, me asnjë subjekt politik sepse këtë e kemi provuar me disa subjekte politike. Nuk pranojmë nga të tjerët politikë joparimore dhe sjellje jo shtetërore sikurse kemi parë në këto vitet e fundit”, tha Hoxhaj në Rubikon.

    Ai ka thënë se PDK do të jetë ajo që do ta drejtojë Qeverinë e re, për të cilën ajo vet do ta zgjedhë partnerin për qeverisje.

    “Jemi shumë të qartë sepse kemi dallime të mëdha, politike, ideologjike, programore. LVV demonizon sektorin privat, do që t’i rrisë taksat dhe këto janë çështje të rëndësishme. Qeverinë e udhëheqim ne. Sikurse kemi përzgjedh partnerët nga viti 2007 deri më 2019, edhe pas 14 shkurtit PDK do t’i përzgjedh partnerët”.

    Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt, ku kandidatë për kryeministër janë Avdullah Hoti nga LDK, Enver Hoxhaj nga PDK dhe Albin Kurti nga VV.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se ka filluar aksionin për largimin e veturave të pashfrytëzuara e të parkuara...
    Lajme16 Shtator 2024
    Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët në rrjetet...
    Lajme16 Shtator 2024
    Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal e ka prezantuar sot në Tiranë, Ballkan Barometrin, i cili është sondazhi më i madh i opinionit publik...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka ndarë mjete shtesë për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës. Në kontratën e...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca të hënën deklaroi se po të mos ishte “Lëvizja Vetëvendosje” në pushtet, veriu i Kosovës do të...
    Vip16 Shtator 2024
    Armand Haderllari është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 4” në Shqipëri. Ai është i njohur si pjesëmarrës në edicionin e Big...
    Lajme16 Shtator 2024
    Raportet Kosovë-Hungari dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, ishin tema diskutimi të takimit ndërmjet Komisionit për Punë të Jashtme dhe...
    Lajme16 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për takimin e nesërm që pritet të mbahet mes kryenegociaotrëve të Kosovës dhe Serbisë...
    Sport16 Shtator 2024
    Lajme të këqija për Barcelonën. Dani Olomo, i cili e pësoi një tërheqje muskilore në detbin katalunas kundër Gironës në Montilivi, do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.