×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier: Jam i shqetësuar me ndalimin e zëvendësdrejtorit të policisë Jankoviq nga Serbia

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

    Temë e diskutimit ishte edhe ndalimit të qindra qytetarëve kosovarë nga Serbia, në kufirin me Kroacinë përfshirë këtu edhe mbajtjen e zëvendësdrejtorit të policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

    Hovenier u shpreh shumë i shqetësuar lidhur me këtë fakt.

    “Jam shumë i shqetësuar, veçanërisht për dikë që e njohim që disa vite, i cili ka ndihmuar shumë në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës”, tha Hovenier para mediave transmeton Klankosova.tv

    Gjatë së mërkurës shumë qytetarë nga Kosova u bllokuan nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë.

    Pos kësaj 10 zyrtarë policorë, përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e policisë Dejan Jankoviq u ndaluan nga autoritetet serbe.

    Dje pesë nga ta u liruan, ndërkaq sot u liruan edhe katër të tjerë, ndërkaq Jankoviq po mbahet ende nga Serbia/ Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Dje dy persona janë intervistuar dhe njëri është ndaluar pasi dyshohet se kanë keqpërdorur fondet publike në një institucion parashkollor në Prishtinë....
    Lajme15 Maj 2025
    Shefja e shtetit, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk mund të shkojë në zgjedhje pa u konstituuar Kuvendi.  
    Lajme15 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk e ka problem që bllokadën në Kuvend ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Por, ajo tha se...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Ka përfunduar takimi mes Presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve politikë Pas takimit, gazetarëve u është drejtuar kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj. Takimi...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka hapur fushatën vjetore për therjen e kurbaneve, e cila organizohet për të ndihmuar nxënësit e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Sipas policisë, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në...
    Lajme15 Maj 2025
    Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EU EOM) në konferencë për media në Prishtinë prezantoi raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Në kryeqytetin turk, Ankara, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u prit nga homologu i tij turk, Recep Tayiip Erdogan, përpara takimit të...
    Lajme15 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka mbledhur liderët e partive politike parlamentare në një takim të përbashkët sot në Presidencë. Takimi u thirr për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.