×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier: I frymëzuar nga talenti i muzikantëve kosovarë

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka ndarë momente nga provat me Filharmoninë e Kosovës, në përgatitje të koncertit të quajtur “Koncert per Paqe”, i cili do të mbahet nesër.

     

    Hovenier kësaj radhe do të ngjitet në skenë dhe do të jetë i përfshirë në koncert, teksa ndau lëvdatat e tij për muzikantët e këtij institucioni.

    “Ishte kënaqësi të bëja prova me orkestrën dhe korin e Filarmonisë së Kosovës në përgatitje për një koncert publik nesër në mbrëmje, më 6 korrik, në Sheshin Skënderbeu. Unë jam i frymëzuar nga talenti dhe përkushtimi i këtyre muzikantëve të mrekullueshëm kosovarë”, ka shkruar ai.

    Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, teksa do të jetë përkujtim për dy përvjetorë të rëndësishëm: 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe 248-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Koncert për Paqe” do të drejtohet nga dirigjenti Baki Jashari, ndërsa në rolin e solistëve do të prezantohen Adelina Paloja (soprano), Liridon Sadriu (tenor) dhe Safet Berisha (bariton).

    Sponsor medial do të jetë Radiotelevizioni i Kosovës.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme08 Korrik 2024
    Ditë më parë Ministri i infrastrukturës Librun Aliu në një postim në facebook tha se punimet në rrugën Prishtinë -Podujevë po avancojnë,...
    Lajme08 Korrik 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Zyra e Gjendjes Civile, nga sot, ka filluar të punojë me orar të zgjatur nga 0ra...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla nënshkruan protokollin për kontroll të...
    Të tjera
    Lajme08 Korrik 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien me të mbërritur në Washington D.C., atje...
    Lajme08 Korrik 2024
    Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Zenun Sadikaj, nuk e sheh si ikje arratisjen e Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës....
    Lajme08 Korrik 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshë֝m Penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit M.L, për shkak të dyshimit të...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron në Uashington, SHBA, ku do të marrë pjesë në...
    Sport08 Korrik 2024
    Mund ta kishit marrë me mend lehtë – Kylian Mbappe është emëruar si lojtari më i shpejtë në Euro 2024. Mbappe ka...
    Sport08 Korrik 2024
    Xherdan Shaqiri do të largohet nga Chicago Fire pas dy vitesh e gjysmë. Ylli shqiptar ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.