×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier flet për raportet me Qeverinë Kurti, merr shembull aksionin për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri

    FrontOnline
    24 Maj 2024

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur mbrëmë edhe për raportetet me Qeverinë Kurti, ku tha se s’është sekret se Qeveria e ShBA’së dëshiron të shoh bashkëpunim më të ngushtë në disa fusha.

    Për këtë ai ka marrë shembull aksionin e fundit në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’. Sipas Hovenier, ky aksion u krye në një mënyrë jo të koordinuar nga Qeveria dhe vuri në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për zgjidhjen e disa çështjeve në dialog.

    Si rrjedhojë tha se erdhën edhe deklaratat publike, ku u vlerësua se kjo nuk është mirë për Kosovën.

    “Por, rezultati i këtij operacioni që qeveria e vijoi – dhe e bëri këtë veprim policor në një mënyrë që ne menduam se nuk ishte i koordinuar dhe që vinte në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për zgjidhjen e disa çështjeve në dialog – rezultoime deklarata publike nga Shtetet e Bashkuara, nga Bashkimi Evropian, shtetet individuale anëtare të BE-së, misioni i NATO-s, misioni i OSBE-së, të tjerët – të gjithë pak a shumë thanë të njëjtën gjë: kjo nuk është mirë për Kosovën”, deklaroi ambasadori amerikan.

    Hovenier tha se nëse Kosova dëshiron të ecë drejt strukturave evropiane dhe euroatlantike, ajo duhet të kenë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, shteteve individuale të BE-së, misionit të OSBE-së dhe NATO’s.

    “Pra, ne duam që qeveria të punojë me ne. Ne pajtohemi me përgjegjësinë e qeverisë për të ushtruar sovranitet mbi tërë territorin e saj. Në këtë rast, ne jemi dakord që Banka Qendrore duhet të rregullojë institucionet financiare, por mënyra se si bëhet kjo duhet të jetë koordinim me ne për t’u siguruar që veprimet nuk vënë domosdoshmërish në pikëpyetje ose nuk pengojnë diskutimet e vazhdueshme në dialog apo nuk krijojnë sfida apo japin sinjale shtesë për një komunitet pakicë. Ne duam atë nivel bashkëpunimi. Shpresoj se do ta kemi atë, por duhet të them se më është dashur ta them këtë disa herë dhe nuk e kam parë ende atë rritje në bashkëpunim që shpresojmë ta shohim”, ka thënë Hovenier.

    Tutje, ai tha se se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova gëzojnë një marrëdhënie të veçantë dhe se për këtë janë krenarë.

    “Është një marrëdhënie e veçantë dhe për shkak se është një marrëdhënie e veçantë, si dhe për shkak se jemi miq kaq të mirë, siç tha edhe nënsekretarja Allen gjatë fundjavës, ndonjëherë duhet të kemi biseda të vështira dhe bisedat e vështira ndonjëherë janë më të vështira brenda familjeve ose me të dashurit sesa me të tjerët. Por, është edhe shenjë respekti që t’i kesh këto biseda të vështira që i bëjmë gjatë gjithë kohës”.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme16 Qershor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan dhe Ambasadorin Michael Carpenter-...
    Lajme16 Qershor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër ku morën pjesë...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ai ka uruar besimtarët myslimanë për një festë të begatshme dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Policia gjermane tha të dielën se qëlluan dhe plagosën një burrë që po kërcënonte me sëpatë dhe një mjet shpërthyes në qytetin...
    Lajme16 Qershor 2024
    Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson thotë se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë...
    Lajme16 Qershor 2024
    Zëvendës Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se kontrolli policor në dy shkolla në Leposaviq...
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet t’i japë kompanisë Rio Tinto, dritën e gjelbër për zhvillimin e minierës më të madhe të...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur lojën mes Shqipërisë dhe Italisë natën e së shtunës. E sot, shefi i ekzekutivit ka...
    Lajme16 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1506 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.