-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti vizitoi Ipeshkvinë e Kosovës

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqija, e emëruar nga kryeministri Hoti si pikë kontakti e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, ka vizituar Ipeshkvinë e Kosovës, ku është pritur nga Ipeshkvi Dodë Gjergji.

    Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti e falënderoi Imzot Dodë Gjergjin për mirëkuptimin e Ipeshkvisë së Republikës së Kosovës dhe të të gjithë komunitetit katolik të vendit ndaj masave të Qeverisë dhe të institucioneve shëndetësore të vendit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë Covid – 19, të cilat, sigurisht, kanë prekur veprimtaritë e bashkësive dhe të komuniteteve fetare.

    Po ashtu, kryeministri Hoti e vlerësoi rolin e Ipeshkvisë së Kosovës në të gjitha proceset historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, si dhe kontributin e saj të rëndësishëm në jetën e përgjithshme shoqërore, kulturore e shpirtërore të vendit.

    “Harmonia dhe bashkëpunimi i ngushtë i bashkësive fetare ka krijuar përherë një frymë të veçantë dashurie, mirëkuptimi e tolerance ndërmjet etnive dhe besimeve të ndryshme në Kosovë”, tha kryeministri Hoti.

    Ndërsa, ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, e falënderoi kryeministrin Hoti për vizitën, për mbështetjen e përhershme të Qeverisë, si dhe për miratimin e Projektligjit për liritë fetare.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, vlerëson se situata e krijuar pas aktvendimit të nxjerrë nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale,...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në dy raste të ndara në territorin e komunës së Vitisë, me...
    Lajme13 Gusht 2025
    Shenoll Muharremi, analist,  ka reaguar në emërimin e Mentor Hysenit në krye të ATK-së, duke thënë se krejtë qka dikur i luftonte...
    Të tjera
    Lajme13 Gusht 2025
    Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar emërimin e Mentor Hysenit, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë se...
    Lajme13 Gusht 2025
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024 për Kosovën. Në pjesën për lirinë e...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Situata me zjarret në Mal të Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë, u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme...
    Lajme13 Gusht 2025
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka thënë se nuk komenton deklaratat apo thirrjet e ekzekutivit. Kjo pas thirrjes së Ministrisë së Drejtësisë...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës në Gjilan ka intensifikuar masat për qetësinë dhe sigurinë në trafik, ku kanë konfiskuar 20 motoçikleta dhe shqiptuar gjoba...
    Lajme13 Gusht 2025
    Eugen Cakolli nga IKD, ka komentuar emërimin e anëtarit të VV-së Mentor Hysenit, si drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.