×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti uron Krishtlindjet besimtarëve katolikë

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka uruar besimtarët e fesë katolike për Krishlindje.

    Ai përmes një një mesazhi uroi besimtarët duke shprehur se kjo festë ta forcojë dashurinë në mes njëri tjetrit dhe popujve anekënd globit.

    “Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të mira të gjithë juve, vëllezër dhe motra të besimit katolik, uroj që kjo festë ta forcojë dashurinë në mes nesh dhe popujve anekënd globit.Sivjet, për shkak të pandemisë, jemi të detyruar të festojmë ndryshe, e jo sipas traditës tonë shqiptare duke e përqafuar njëri-tjetrin.Lutem që festat e tjera t’i kremtojmë në rrethana më të mira.Megjithatë, ne e përgëzojmë njëri-tjetrin me zemër, me lutje Zotit për paqe dhe begati për familjet tona dhe për mbarë njerëzimin.”, ka shkruar Hoti

     

    Mesazhi i plotë:

     

    Të dashur qytetarëtë Kosovës,

    Zonja dhe zotërinj,

     

    Sonte, besimtarët katolikë në gjithë botë e kremtojnë Krishtlindjen, ditën që simbolizon paqen mes Zotit dhe njerëzimit, dhe nëmes popujve.

    Tradita dymijëvjeçare e Krishterimit ndër shqiptarëështë faktor përcaktues në karakterin tonë unik kulturorëdhe shpirtërorë. Ne jemi shembull i mirëkuptimit dhe i harmonisë nëdiversitet. Historiana ka përcaktuar që ne të kemi besime të ndryshme, por kjo asnjëherë nuk na ka penguar që ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, që t’i kremtojmë bashkëtë gjitha festat tona.

    Në këtë festë të veçantë, ne kujtojmë me krenari se paraardhësit tanë iliro-dardanë dhanë martirët e parë të krishterimit në këtë pjesë të Evropës, Shën Florin dhe Shën Laurin.

    Nëpërmjet Shën Jeronimit,ne i dhanë botës perëndimore mesazhin e Ungjillit, ndërsa Selia e Shenjtëdisa herë u udhëhoq nga papët iliro-shqiptarë.

    Në kohët më të vona, kombi ynë i dha gjithë njerëzimit një model tëdashurisë, mëshirës dhe urtësisë – Shën Nënë Terezën.

    Presidenti Rugova, i pati përzemër marrëdhëniet me Selinë Shenjtë. Miqësia e tij me Papa Gjon Palin II mbetet udhërrëfyes në marrëdhëniet tona me Vatikanin.

    Në këtë ditë të veçantë, dua të falënderoj Kishën Katolike të Kosovës, e cila përherë ka qenë zë i arsyes, i dashurisë dhe i vëllazërisë ndërmjet etnive dhe religjioneve në vendin tonë. Bashkëpunimi i Ipeshkvisë tonë me bashkësitë e tjera fetare ështëshembull edhe për vendet e tjera.

    Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të mira të gjithë juve, vëllezër dhe motra të besimit katolik, uroj që kjo festë ta forcojë dashurinë në mes nesh dhe popujve anekënd globit.

    Sivjet, për shkak të pandemisë, jemi të detyruar të festojmë ndryshe, e jo sipas traditës tonë shqiptare duke e përqafuar njëri-tjetrin.Lutem që festat e tjera t’i kremtojmë në rrethana më të mira.

    Megjithatë, ne e përgëzojmë njëri-tjetrin me zemër, me lutje Zotit për paqe dhe begati për familjet tona dhe për mbarë njerëzimin.

    Për shumë mot.

    Gëzuar Krishtlindjen.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka shprehur shqetësimin për pengesat që u janë shkaktuar nga Ministria e Financave,...
    Lajme15 Shtator 2024
    Sot mbushen 26-vjet nga beteja e Kaqandollit. Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ngjarjet e ditës: 15 shtator 2024 10:00 Federata e Paraboccia-s organizon një aktivitet sportiv në disiplinën e Paraboccia-s. Ky event synon të...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gardën e Iowas e po ashtu ishte edhe zëvendës kryesues...
    Lajme14 Shtator 2024
    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina vazhdon të përballet me problemin e mbeturinave nëpër një pjesë të madhe të rrugëve. Një gjë e tillë...
    Lajme14 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një viti pas sulmit në Banjskë për 45 persona, në krye...
    Sport14 Shtator 2024
    Kastrioti i Ferizajt ka shënuar fitore të madhe në skenën evropiane. Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill  Clinton” në Ferizaj, para një...
    Lajme14 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmbledhur në një fotografi deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave Donika Gërvalla...
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.